SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Shkodrës ditën e sotme. Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë ka humbur jetën teksa është mbytur duke bërë një heroizëm, pasi shpëtoi nga mbytja dy turistë të huaj që ranë në ujë. Viktima është Arben Anamali, 51 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:32 të 8 korrikut.
"Është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur", njoftoi policia vendore.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
"Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, që po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit", sqaroi policia.
Mbeten ende të panjohura dinamika e ngjarjes dhe rrethanat se si kanë rënë turistët në ujë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Report TV ka siguruar edhe pamjet për kërkimet e trupit të kapitenit. Gazetari Ergys Kavaja informon se po bëhen edhe zhytje në liqen dhe kërkime me forca operacionale dhe palombarë, me qëllim zbulimin e trupit të Alamanit.
Për ngjarjen tragjike reagoi edhe Bashkia e Shkodrës, që i shprehu ngushëllimet familjes së kapitenit Anamali dhe vlerësoi atë si një nga njerëzit më të përkushtuar në detyrë, deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Ngjarja tragjike në liqenin e Shkodrës, pas heroizmit vetëmohues të kapitenit të anijes turistike Arben Anamali duke shpëtuar jetën e dy turistëve që po mbyteshin, ka sjellë edhe reagimin e Bashkisë së Shkodrës, punonjës i të cilës i ndjeri ishte.
Ndërsa e vlerëson si ndër njerëzit më të përkushtuar, akti heroik i Anamalit tregoi humanizmin e tij dhe se gjithmonë ishte në shërbim deri në akte vetëmohuese dhe në fundin e jetës.
Bashkia e Shkodrës i ka shprehur edhe ngushëllime familjes së kapitenit në këto momente të vështira.
Reagimi i Bashkisë së Shkodrës:
“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.
Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës. Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”.
Reagimi i Bashkisë Shkodër
Komente

Pyetje per Bashkine Shkoder ..... A ishte e pajisur me jeleke perkates dhe ndonje mjet tjeter shpetimi,anija "turistike",natyrisht per te gjithe pasagjeret edhe personelin ??
PërgjigjuVdic papa Leon nga Peruja ahh this shkreti 51 vjec
PërgjigjuKeshtu esht kur punohet pa mjetet e shpetimit . Po te kiahte te veshur jelek e paisje tjera nuk do mbyteshe vet i shkreti
Përgjigju