Shkodër-Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania” një simulim i koordinuar për përballimin e përmbytjeve, që do të zgjasë deri me 12 prill. Në këtë stërvitje marrin pjesë 13 partnerë nga Ballkani dhe vendet e tjera europiane ku në fokus është testimi i gatishmërisë së forcave të mbrojtjes civile dhe koordinimi ndërkombetar në rast emergjencash natyrore.
Në katër ditët e organizimit të stërvitjes janë planifikuar të zhvillohen skenarë të ndryshëm dhe forcat që marrin pjesë do të inskenojnë ngjarje të vërteta.
Drejtori i AKMC-së, Haki Çako tha se “ky është një hap shumë i rëndësishëm për të perfeksionuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, për të përballuar së bashku fatkeqësitë natyrore”.
Që nga vitit 2023, Shqipëria është pjesë me të drejta të plota në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në këtë mekanizëm janë përfshirë pjesa më e madhe e vendeve të kontinentit ku në raste emergjente anëtarët e tij japin ndihmë të menjëhershme.
Komente
