Atentat në Shkodër, vritet me armë zjarri në një lokal 36-vjeçari me të shkuar kriminale! Autori i maskuar e qëlloi me 18 plumba (EMRI+ VIDEO)

30 Gusht, 12:41| Përditesimi: 30 Gusht, 16:08

  • Share

SHKODËR- Elis Rroshkodol, 36 vjeç, ky në foto, u vra me armë zjarri ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër mesditën e kësaj të premte. I riu ishte i shoqëruar nga një tjetër person në tavolinë, në momentin që pranë tyre u afrua një burrë i maskuar, i cili në drejtim të tij derdhi breshëri prej rreth 18 plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar nga Policia e Shkodrës, është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes, për të cilin po punohet për të gjurmuar lëvizjet. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e atentatit të jenë edhe persona të tjerë. Blutë po punojnë për vëzhgimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë, pjesë u bënë edhe 2 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë në ndjekje të autorit.

Ekspertët kriminalistë mblodhën çdo provë të mundshme brenda perimetrit të sigurisë, i cili mund të ndihmojë në identifikimin e agresorit. Rroshkodol, me sa duket, i druhej një atentati të mundshëm, pasi në çantën e tij të dorës iu gjet një pistoletë me fishek në gojë, gati për qitje.

Viktima 36 vjeç nuk është emër i panjohur për blutë në Shkodër, ndërsa njihej si person tejet problematik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, Elis Rroshkodol plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit.

Shqiptar u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, sherri për të cilën nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari u ngrit nga tavolina dhe me një thikë qëlluar pronarin e lokalit. Në 2014-ën rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Burime i thanë Report Tv se të atin, Kujtim Rroshkodol, ia kanë vrarë në 1997-ën dhe më shumë se 10 vjet me parë viktima dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

Ora 15:08
Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara e 36-vjeçarit Elis Rroshkodol, i vrarë sot (30 Gusht) në Shkodër, pas një atentati me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

I njohur edhe me emrin Elis Shkoza, i ndërruar pas procedimit dhe arrestimit për grabitjet në Belgjikë, i riu ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.

Media rumune “CANCAN” raportonte një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor.

Kjo, pasi nga Rroshkodol, ai kishte ndërruar mbiemrin në Shkoza. Më 2014 kishte qenë i arrestuar bashkë me 14 të tjerë për seri grabitjesh në Belgjikë dhe kjo ka bërë që të ndërrojë identitetin në Elis Shkoza, ndoshta edhe për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi ishte në kërkim.

Po kjo media e lidhi emrin e tij me artist-këngëtarin tjetër shqiptar, Elis Shkoza, që jeton në Romë dhe bashkë me të vëllanë, Anxhelo Shkoza, posedojnë një shtëpi diskografike. Madje pas plagosjes së pronarit të lokalit “Nuba” në Bukuresht vitin e kaluar, autoritetet rumune e shpallën në kërkim të riun me të dy emrat që kishte: Elis Rroshkodol dhe Elis Shkoza.

“Njeriu që goditi me thikë shefin në Nuba dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano. Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri”, shkruante media rumune në fjalë.

Ndoshta këtë ngjashmëri në emër apo fizike ka shfrytëzuar edhe 36-vjeçari, që nuk konfirmohet nëse është i njëjti. Hipoteza më e mundshme sipas hetuesve, ishte që Rroshkodol ta kishte ndërruar mbiemrin duke shfrytëzuar rastësitë në data, ngjashmëri fizike dhe të dhëna kohore.

“Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 35 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), me shumë gjasa në moshën 18-vjeçare, që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç”, shkruan “Cancan”, duke iu referuar më shumë pistës se mbiemri është ndërruar për të ngatërruar policinë.

Ora 13:51
Atentati në Shkodër, Elis Rroshkodol u qëllua me 18 plumba! Autori i maskuar u largua me makinë! Babanë ia kishin vrarë në ‘97

1725017054_elisrroshkodol.jpg

Elis Roshkodol është vrarë mesditën e sotme nga një atentat brenda në një lokali në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e Zdrales. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba.

Dyshohet se është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Të atin, Kujtim Rroshkodol ia kanë vrarë në 1997-ën. 36-vjeçari më së shumti në vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit.

Më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

Ora 13:21
Shkodër/ Qëllohet me armë 36- vjeçari teksa po pinte kafe në lokal, në kërkim autori! Ja çfarë thotë policia

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri 36- vjeçarin Elis Rroshkodoli.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

 Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ora 13:16
Kush është 36-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër! I arrestuar për grabitje në Belgjikë! Në kërkim për plagosjen e pronarit të një klubi nate në Rumani

1725016795_5b2bded049a14d04ac78fcd585d921d5.jpg

Elis Roshkodol është vrarë mesditën e sotme nga një atentat brenda në një lokali në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e Zdrales. Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

36-vjeçari rezulton me të shkuar kriminale. Në vitin 2014, ai së bashku me disa shqiptarë të tjerë është arrestuar në Belgjikë për grabitje.

Por disa vite më vonë sërish është përfshirë në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate.

“Elis Rroshkodol, një 36-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje. Mësohet se sherri ka nisur në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.”- njoftonin autoritetet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 31/08/2024 07:21

    Policia e Shkodres esht kopja e kohes se Berishes,mjafton ti shohesh cdo dit ne rruge,barku te gjunjet,uniforma te dala boje dhe ne sherbim te grupeve kriminale.Vetem nje Enver Hoxha mund ta bej ket vend,ka pas dal nje shprehje per Enverin,10 vjet keni me m'qa,40 vjet keni me m'sha e 100 vjet keni me m'kerku.Ai ja paska dit ktij popull.

    Përgjigju
  • Tepe.com: 31/08/2024 03:21

    pse tan ky lum komentesh dhe asisen nuk kuptohet ne to ? tash ky djali a ka ken iher shok me Dor Dulin ngaqe kan ken ne nji grup grabitsash ne belgjike ? apo thuj vk ishtu jan msu kto tu ndrru grupet si partite politike dhe masanej hajn rakun pa dit gja ka ju vjen !

    Përgjigju
    • O tepe: 31/08/2024 11:57

      Po ky shkrujn se vetem ka plagos nuk ka vra kend. Apo thu ti per plagosje e kan vra ket? A I din kush emrat e atyne qe ka plagos ky, kur edhe pse?

    • O tepe: 31/08/2024 09:43

      Me ca po nigjojm ner kafet e shkodres po thojn asht dora e babaramo bregut Se tash e paskan kujtu me marr gjakun e babs

  • Shpirti juaj mos shikoft të keqe: 31/08/2024 01:59

    Ju komentues inshalla nuk fillon ndonjë përzierje shtetesh se nuk ka për t'ju dal me përmend emra mbiemra puq puq

    Përgjigju
  • Iris: 31/08/2024 01:27

    Sikur u be nje ligj a projektligj per menyren si do te kontrolloheshin makinat,ne mos gaboj jo pa leje nga gjykata?! Nese nuk jam gabuar,atehere pse te mos bredhin keta kriminele te armatosur,i kane shpatullat te ngrohta?! Nejse,a mund te na thote kush se perse ja vrane te jatin ne 97'?

    Përgjigju
    • Per irisin: 31/08/2024 08:34

      Ja kan vra baben se sikurse ky nuk shofin punt e veta dhe ky kishte qef t krijonte emer nga bajrat

  • Hajriu pej Dibre: 30/08/2024 23:27

    Shume aktiv jeni neper portale ju shkodranet.

    Përgjigju
  • Tepe: 30/08/2024 22:27

    Ty kiras edhe ti shkodran sa lodhesh me shkru komente shko te djali ladit e thuja ne sy e kja gja vlen edhe per ty kiras lexoje e shko takoje se ta jep pergjigjen nk t len me dyshim se i ka dal zot punve t veta aj djali e tapo i del tan jeten

    Përgjigju
    • O muhamet: 31/08/2024 10:13

      Lajmi ska lidhje hic me asmerin ça ke qe rrin e permend Ti e ke pas shok mor zgjebs Ti ne paç byth dili para mos rri tu leh neper komente

    • PER shkodren: 31/08/2024 08:13

      O Muhamet po ku ka ma llum se ti mor i trashe

    • Shkoder: 31/08/2024 00:27

      Po ca bani muhabet kot. Kto qe permendni ju jane llumi i shkodres tu vazhdu prej te asmeri e tu perfundu ndobrac.hatoja a djali ma i pabese qe ka shkodra. Vellezerit xhenja jane legena rrugicash e pastrus baglash. Jane ba tane llumi i shkodres bashke me shtet per me vra ibrahimin. Po i dtejti gjithmone fiton e i ka qendia vit per vit ju vjen hamut tash 7 vjet ju ka vra tanve ka i njiri e ju rrini si legena se ashtu jeni me shtet e me shik e polici e smundeni me e kap . Ec ibrahim lici trujt allahu fshiji kta pastrusa baglash prej shkodret se ti je dermani tyne e hijen ta kane frik

    • Moska: 30/08/2024 23:52

      I hani m*tin

    • kiras: 30/08/2024 23:45

      po e di 100 % te sakte se ka lan baben aty edhe ka ik vrap djal kurv

    • Livade: 30/08/2024 23:38

      O kiras po rri o vlla pune tane mos permen njerz ose po deshe shko folju njerzve ner sy gjanat me emer tan

    • O kirasi: 30/08/2024 23:37

      Hahaha ca paskeni sonte kekeni kariku keq por mvjen keq qe i ke edhe infot e pasakta

    • un: 30/08/2024 23:12

      ku e din ti se un nuk jam 1 ner ata qe ja shkyme ftyren djalit ladit bashk me ladin

    • kiras: 30/08/2024 22:30

      e kena pa sa trim asht e rrahen midis shkodret e ikunla baben aty vetem e ja thynen baben nmes modos shkodret

  • gjkko: 30/08/2024 21:17

    per te gjithe konentusit dhe te interesuarit behari ka pranu me bashkpunu dhe i ka tregu te gjitha vec enverin do me shpetu. dhe spakut spo i rruget hic per vrasjet e cdo gje tjeter ne shkodr se fokusin e kane vec te T.D

    Përgjigju
    • per plakun: 31/08/2024 07:56

      prit deri tetor nqs nuk del e vertete do te kerkoj falje. vec ki parasysh qe asnje nga bajrat nuk eshte i memsum me burgun me shume se 5 vite as nga Lict, eshte i rende i perjetshi sidomos kur je hajdut e grabits. te pakte jane ata qe e mbajne si mir tafili. ben grori etj qe jane bo nga halli. keta rrugecrit jane bo nga qefi dhe te gjithe kane per te bashkpunu

    • ca je tu than mor plak: 31/08/2024 03:23

      ca je tu than mor plak , ku i merr kto info ti hahahaha

    • Per gjkko: 31/08/2024 01:04

      I ke infot e sakta, kush je ti se ky asht info shume i rezervuar……

    • Spak: 30/08/2024 23:46

      Atë do e kalli D.B

  • AHA: 30/08/2024 20:47

    Bajrat kane me perfundu si Ervis Martinaj ku ja zhduken gjithe ushtaret.

    Përgjigju
    • Per ahana: 31/08/2024 09:45

      Po nrm qe kane mu zhduk se si thrrasin per buke shpi dhe t vrasin me buken e tyne ngoje si menon se kane perfunimin e mire

    • Per Dobraç: 31/08/2024 08:34

      I kanë ra shumë njerezve ne qafë, ma djem te kqi dhe te pabese se Bajrat nuk gjen ne republiken e Shqipnise

    • Dobrac: 30/08/2024 22:33

      Bajrave ju ka ardh funi se Zoti vonon por nuk harron Gjalle e per gazep keni me vujt hakun e tjerve keni me pagu

  • Shkodra: 30/08/2024 18:45

    Shkodraa mu marr shembull ke lezet tane vrases profesjonista 18 pluma sban asnje dam anesor Jo si ne memaliej etj etj

    Përgjigju
    • Koplik: 30/08/2024 20:40

      Shemull hahahaha

  • Hallall: 30/08/2024 18:29

    Ishte ne kerkim pinte kafe me arm ne qender te shkodres

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/08/2024 17:58

    Historikisht ne Shkoder cdo vrases e kane vrare…Se di pse i genjen mendja kto te tjeret se mund te shpetojne..

    Përgjigju
    • Fush kuqe: 31/08/2024 00:14

      Aman mos e bani per burre izmirin qe len blindin e ja fut vrap Si puna babs vet i marrin armen prej dursh e plagosin

    • Mamurras: 31/08/2024 00:05

      Aman kur e bani per burre edhe asmerin me izmirin sdi dmth ato kane i premje Jane msu me ec me krahe her njenin her tj

    • Lac: 31/08/2024 00:04

      Me jonin skeni pune se asht kunati i izmirit edhe ju vret ky ahahahahaha Qo mar or dekun se je ba si asmeri her me i krah her me i tjeter spo din me xan ven

    • Itali: 30/08/2024 23:52

      Mos permen emra e ktyne qe lajn blindin nven e ja fusin vrap

    • Perash: 30/08/2024 22:35

      Se di kto fansat e bajrave ku do t shkojn izmiri hatoja asmeri

    • kirasi: 30/08/2024 22:33

      po ky joni nga na doli tani

    • Per fansin e Hatos e Asmerit: 30/08/2024 21:26

      Ju a rrun topet ktyne o Muho

    • o shkodra: 30/08/2024 21:06

      edhe shokun e asmerit jonin mas asmerit

    • kiras: 30/08/2024 21:00

      djali lad brucit sasht per at pun mos e permend kot ktu se mendon edhe aj metaman se a trim mandej

    • O shkodrani: 30/08/2024 20:53

      Prit se je i pari n list ti manej vijn tjert

    • O shkodran: 30/08/2024 20:07

      Pa ta shtu fisin ty, me nipa mesa nuk vdesin kta tipat qe permene

    • Shkodran: 30/08/2024 20:03

      Fiks,radhen e kan djali lad brucit dhe vllezrit xhenje pastaj Hato. Asmerit I vje radha kur dal nga burgu

  • deno: 30/08/2024 17:55

    ne Shkoder jane vene ne krye te policese se shtetit njerez te cilet i sherbejne krimit si ne kohen e sales dhe tani ne kohen e edit keta police me grada jane te gjithe pale me krimin dhe nuk e kane problem se vriten perdite ketu 1 ne 5 makina eshte me arme ve vedi dhe si nale kush por merren me njerzit e thjeshte duke gjobitur per rryp sig dhe per nje parkim 5 min qe ndalen kurse ato me xhama te zi as nuk i nale kush dhe kur jane te parkuar nuk guxojne me ju afru tek makinat shefat jane te lidhur me krim

    Përgjigju
  • lol: 30/08/2024 17:44

    Ky ishte i grupit te Bajrave, rrugen e mbare dhe te tjeret mbas tij.

    Përgjigju
  • shkodrani: 30/08/2024 17:31

    rrofsh o rama se na kenaqe,,,,rend e siguri kemi perdite,,,mr bollek bile....voten per ty dp e jap ...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 30/08/2024 16:50

    Policia nuk ekziston fare, shkodra nuk ka kene asnjihere ma keq se sot, shume quna te rinj levizin me arme asht ba trend ne shkoder me majt arme me vedi. Policia asht zero komplet

    Përgjigju
    • Polic #: 30/08/2024 21:51

      Po kur janë vra nga 36 në vit pse nuk keni ba za, apo nuk keni pas celular?!!

  • Popull: 30/08/2024 16:04

    Pervec faktit nje m.t me pak,duhet pranuar qe policia e Shkodres nuk ekziton fare.Qyteti esht len ne dore te nje grupi burokratesh qe marrin rrogat kot duke len Shkodren ne dor te grupeve kriminale.Kemi nevoj per sigurine e jetes mbi cdo gje por ktu ka marr fund ky vend

    Përgjigju
  • Ccc: 30/08/2024 15:52

    Parandalimi zero. Megjithe keto rekorde kriminale, ne kerkim dhe me arme pa leje, dhe policia ne gjume!

    Përgjigju
    • Arben: 30/08/2024 17:23

      Nuk ka qene me mire ne kohen e Saliut jo!

  • Ani: 30/08/2024 15:44

    Kush jan dy vlleznit qe ka plagos ne shkoder ?

    Përgjigju
  • Biku: 30/08/2024 15:27

    Jetojne si qene rrugesh e si qene rrugesh vdesin

    Përgjigju
  • Real: 30/08/2024 14:42

    18 here nuk qellon nje vrases i paguar. Vrasesi paska patur shume mllef kundra ketij dhe duket si hakmarrje. Gjithesesi policia totalisht jashte funksionit. Njeri me precedente me pistolete gati per qitje ne mes te qytetit, tjetrj qellon 18 here ne mes te qytetit, ku eshte kontrolli i territorit ketu? Parandalimi, mbykqyrja e elememteve me precedente etj? Nuk po kapin ende Haton qe bredh me makine te blinduar etj.

    Përgjigju
  • Babi: 30/08/2024 14:00

    Ky vend ka marë fund , vetëm vrasje dhe korrupsion përditë është vërtetë për të ardhur keq si jemi katandisur . Pastaj dalin dhe thonë përse po largohen njerëzit nga ky vend

    Përgjigju
  • Operacioni oaz: 30/08/2024 13:59

    Kush ka info per ket

    Përgjigju
  • Samet H: 30/08/2024 13:58

    Iku edhe nje i grupit te dobraqit

    Përgjigju
  • Vrasje me pages: 30/08/2024 13:27

    Nga rumania . Jam ba shum ne shkoder e ne shipri tipa te till , duhet pastrim

    Përgjigju
  • Boku: 30/08/2024 13:11

    Me cilet nga grupet e shkodres ishte ky?

    Përgjigju
    • PO kastriot: 03/09/2024 11:28

      Ti vllai i fantazmes thjesht ju han m*tin Hatos e Asmerit Ti ke me vdek prej frike se ke ken tu vdek nji her ne burg prej frikes

    • pal rama: 31/08/2024 03:28

      po me doct cfar telashesh paskan bajrat ?

    • Lui: 30/08/2024 21:38

      Boku Ky eshte me grupin e atyre te varrezave

    • Kar..strijot: 30/08/2024 16:47

      Doni fam ju shpija licve se ato kalamajt e beths te hajn mutin per qa bajn ato

    • O kac: 30/08/2024 16:36

      Shum armiq kan kriju kta bajrat nuk ju dolen lict,caft,pllanajt,doct e dukagjinit, tafilt tani hapen luft dhe me rranxen, keq e kan punen. Nuk pe din se ka ju vje...

    • Po kastriot: 30/08/2024 16:29

      Mqs paska qen me ata, dihet pak a shum se kush e ka percjell hahahahahahh, vllai fantazmes

    • O Kastro: 30/08/2024 16:25

      Dmth e kane vra Lict sipas teje

    • Kastriot: 30/08/2024 15:19

      Ishte me grupin e dobracit ky edhe e gjeti vdekjen nese doni ma shum informat ju spjegoj ne komente...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?