Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano

30 Gusht, 15:08| Përditesimi: 30 Gusht, 15:39

  • Share

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara e 36-vjeçarit Elis Rroshkodol, i vrarë sot (30 Gusht) në Shkodër, pas një atentati me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

I njohur edhe me emrin Elis Shkoza, i ndërruar pas procedimit dhe arrestimit për grabitjet në Belgjikë, i riu ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.

Media rumune “CANCAN” raportonte një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor.

Kjo, pasi nga Rroshkodol, ai kishte ndërruar mbiemrin në Shkoza. Më 2014 kishte qenë i arrestuar bashkë me 14 të tjerë për seri grabitjesh në Belgjikë dhe kjo ka bërë që të ndërrojë identitetin në Elis Shkoza, ndoshta edhe për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi ishte në kërkim.

Po kjo media e lidhi emrin e tij me artist-këngëtarin tjetër shqiptar, Elis Shkoza, që jeton në Romë dhe bashkë me të vëllanë, Anxhelo Shkoza, posedojnë një shtëpi diskografike. Madje pas plagosjes së pronarit të lokalit “Nuba” në Bukuresht vitin e kaluar, autoritetet rumune e shpallën në kërkim të riun me të dy emrat që kishte: Elis Rroshkodol dhe Elis Shkoza.

“Njeriu që goditi me thikë shefin në Nuba dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano. Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri”, shkruante media rumune në fjalë.

Ndoshta këtë ngjashmëri në emër apo fizike ka shfrytëzuar edhe 36-vjeçari, që nuk konfirmohet nëse është i njëjti. Hipoteza më e mundshme sipas hetuesve, ishte që Rroshkodol ta kishte ndërruar mbiemrin duke shfrytëzuar rastësitë në data, ngjashmëri fizike dhe të dhëna kohore.

“Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 35 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), me shumë gjasa në moshën 18-vjeçare, që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç”, shkruan “Cancan”, duke iu referuar më shumë pistës se mbiemri është ndërruar për të ngatërruar policinë.


Lajmi kryesor:

Atentat në Shkodër, vritet me armë zjarri në një lokal 36-vjeçari me të shkuar kriminale! Autori i maskuar e qëlloi me 18 plumba (EMRI+ VIDEO)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?