Tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj! Kamerat filmuan autorin! Hetimi: Shkak detyra, KLGJ vendos nesër për mbrojtjen (VIDEO + FOTO)

SHKODER-Një sasi lënde plasëse është vënë në portën e banesë së gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, informoi paraditen e sotme policia e Shkodrës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, në lagjen "Tom Kola" të këtij qyteti. Shpërthimi fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale tek porta e banesës. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij.

Shpërthim i qëllimshëm
Një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorin. Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj është e qëllimshme. Pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës së tij si gjyqtar.

Kamerat filmuan autorin
Kamerat e sigurisë të banesë së gjyqtarit Sterkaj kanë filmuar autorin të veshur me rroba të errëta dhe me maskë i cili në rrugicën ku ndodhet banesa ka hyrë në këmbë dhe pasi afrohet pranë portës lë lëndën plasëse dhe largohet në këmbë sërish përmes rrugicave.

Është marrë në pyetje dhe gjyqtari Sterkaj por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar hetuesit pasi ka thënë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte autori. Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e autorit. 

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Më pas u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ngjarja është dënuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e ministri i Brendshëm, Taulant Balla të cilët kanë kërkuar të zbulohen autorët e këtij akti të rëndë, ndërkohë KLGJ pritet të mblidhet nesër për të vendosur për marrjen në mbrotje të gjyqtarit. 

Ora 15:26
Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Bardhi: Akt kriminal, cenim i sigurisë për gjithë shoqërinë

1712230598_Screenshot2.jpg

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka dënuar ngjarjen në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol në banesë. Bardhi shkruan se ky është një akt kriminal që cenon sigurinë e familjes së gjyqtarit, por edhe të gjithë shoqërisë.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë”, shkruan Bardhi.

Ora 14:44
Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

1714283910_Untitled1.jpg

Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër, ku në hyrje të shtëpisë së tij, rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, shpërtheu një sasi lënde plasëse.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manja shprehet se i ka shprehur gjyqtarit Sterkaj dhe familjes së tij, mbështetjen e plotë.

Ministri kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të sulmit ndaj gjyqtarit të Shkodrës, duke e cilësuar si “akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë”.

"Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!",-shkruan Balla.

Ora 13:54
Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës! KLGJ mblidhet nesër për ta marrë në mbrojtje! Ministri Balla i telefonon Sterkajt

1714305413_sthreth.JPG

Taulant Balla

Burime pranë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, informuan për Report Tv se ai ka pasur një komunikim telefonik me gjyqtarin Sterkaj, të cilin e ka siguruar për marrjen e masave te menjëhershme për garantimin e sigurisë së tij.

Gjithashtu nesër ne KLGJ do të mblidhet dhe Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, ku do të marrë pjesë edhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ora 12:23
Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

1714296176_112.jpg

Këshilli Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër, ku në hyrje të shtëpisë së tij, rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, shpërtheu një sasi lënde plasëse.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social “Facebook”, KLGJ dënon aktin kriminal dhe i kërkon autoriteteve përkatëse zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve.

 Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve.

“Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës|,-thuhet në deklaratën e KLGJ-së.

Ora 11:37
'Dola në ballkon dhe ...', zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës që iu vendos tritol në banesë

1714297273_WhatsAppImage20240428at10.42.11752x440.jpeg

Gjyqtari Tonin Stërkaj

Policia e Shkodrës po heton pistën e hetimit për shkak të detyrës, shpërthimin e ndodhur në banesën e gjyqtarit të gjykatës së Shkodrës, Tonin Stërkaj.

Gjatë dëshmisë së tij Sterkaj ka thënë se ka qenë me bashkëshorten në banesë kur ka dëgjuar shpërthimin. Ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Ka qenë komshia që e ka njoftuar dhe më pas ka kuptuar se eksplozivi ishte vendosur në banesën e tij.  

“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Më pas u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,

Ora 09:43
Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

1714287766_tritolnebanesenetoninskerkajt.JPG

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj është e qëllimshme.

Deri më tani nuk ka persona të dyshuar, por referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, shihet një person që vjen në këmbë lë sasinë e lëndës plasëse dhe po ashtu në këmbë largohet përmes rrugicave.

Autori është me rroba të errta dhe i maskuar në pjesën e sipërme të kokës. Hetuesit janë përqendruar në verifikimin e kamerave të sigurisë në një rreze më të largët për të lokalizuar autorin. Nga ana tjetër, gjyqtari Sterkaj nuk ka ndihmuar shumë hetuesit për t'i dhënë një drejtim të qartë të hetimeve, pasi nuk ka dijeni se kush mund të jetë autor, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema. 

Ora 09:00
Tritol banesës së gjyqtarit të Shkodrës, policia rrethon zonën, mblidhen provat materiale

Ekspertë të grupit hetimor kanë rrethuar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, ku rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është hedhur një sasi tritoli. Banesa në lagjen "Tom Kola" është rrethuar me shirit dhe pas mbledhjes së provave materiale një element I rëndësishëm për hetimet është dhe dëshmia e gjyqtarit apo dhe  e familjarëve të tij.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/04/2024 01:51

    /Cenim te sigurise te gjithe shoqerise/-e quan midis te tjerash Bardhi.Siguria e shoqerise u zhduk qe ne vitet 90',qe me bombat e para qe ju vune ne deren e apt.ne nje pallat afer qendres se Tiranes nje njeriu te drejtesise dhe me vone marketit te Vefes,ne se ju kujtohen keto dy raste qe ishin nga te parat,qe bene goxha buje ne media e ne popull,pastaj ndodhi 97' dhe / all Hell broke loose/! Por me kujtohet atehere kur u vune bombat e para,kur kaloja ne rruge cdo makine e parkuar me dukej sikur ishte potencial shperthimi.Humbem,sigurine,humbem qetesine e paqen,humbem besimin te njeri-tjetri dhe shteti.Bardhi eshte pak si vone me deklaratat e tij.Shoqeria e ka humbur sigurine prej 30' vitesh.

    Përgjigju
  • niku: 28/04/2024 22:30

    duket sikur tritoli ka prapavije politike per te thene rrini urte se ka edhe me keq

    Përgjigju
  • Linda: 28/04/2024 18:36

    Akoma pa shperthy mire tritoli doli Gazmend Bardhi me deklaru kunder krimit!Keta qe djegin Parlamentin institucionet shpifin e shajn gjithe diten keta qe duan ta kthejn zhvillimin e Shqiperis mbrapsh keta qe duan ta bejn Tiranen Tropoj dhe jo Evrop!Gjyqtaret dhe hetuset gjithmone e kane rrezikun afer vetes!

    Përgjigju
  • Alb: 28/04/2024 17:58

    Si do si te jete kjo nuk ashte siguri. Ca prete nje qytetare i thjeshte per sigurin. Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/04/2024 14:24

    Dhuna ska justifikim por ketij gjygjtar para disa viteve iu vu zjarr shtepise tij… dmth dikuj i ka marr lek dhe nuk i ka kryer punen.

    Përgjigju
  • Daje Sami: 28/04/2024 12:37

    Tritolin ne rradhe te pare e duan ata qe nxjerrin ligjin e amnistise edhe per kriminelet dhe hajdutet.

    Përgjigju
  • Amnistia: 28/04/2024 12:34

    I leshoi krimjnelat Tao per te vrare gjyqtaret dhe prokuroret qe kane guxuar ti fusin ne burg.

    Përgjigju
  • Meksik: 28/04/2024 09:04

    Perfundimisht qyteti ma kriminal Nbot i viteve tfundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?