Kronikë

Shkodër/ Shpërthim tritoli në lagjen 'Rus', hidhet në erë makina e parkuar! Merret në pyetje pronari i mjetit, hetohet për baste sportive (EMRI)

31 Janar, 07:58| Përditesimi: 31 Janar, 11:23

  • Share

Shkodër- Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një 37 vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm, (31 Janar)

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se bëhet fjalë për mjetin në pronësi të Alban Bushati, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen e njohur si "Rus". 

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Partizani", Shkodër, në automjetin e shtetasit Alban Bushati, 37 vjeç, i parkuar në rrugën "Martin Camaj", është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht'' informoi sot në mëngjes policia e Shkodrës. 

Gazetari I Report Tv,Ergys Kavaja informon se grupi hetimor ka marrë në pyetje 37 vjeçarin I cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Por rezulton se Bushati është person i skeduar për veprën penale të basteve sportive të paligjshme dhe po hetohet në gjëndje të lirë për këtë vepër. Për këtë arsye policia ka përqëndruar hetimet tek konfliktet për bastet sportive.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet e para pas shpërthimit.

(Lajmi në përditësim...)

Ora 11:19
Shkodër/ Eksploziv makinës së 37 vjeçarit, hetohet pista e basteve sportive

Një nga pistat e hetimit për eksplozivin në makinën e Alban Bushatit janë bastet sportive të paligjshme.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen e njohur si "Rus". 

Gazetari I Report Tv,Ergys Kavaja informon se grupi hetimor ka marrë në pyetje 37 vjeçarin I cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Por rezulton se Bushati është person i skeduar për veprën penale të basteve sportive të paligjshme dhe po hetohet në gjëndje të lirë për këtë vepër. Për këtë arsye policia ka përqëndruar hetimet tek konfliktet për bastet sportive.
 

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • alias: 31/01/2025 13:22

    LUM SI ne per policine qe kemi....

    Përgjigju
  • Shkodra: 31/01/2025 09:04

    Prap jan tu u sulmu bushatet nga pala kundershtare, gjoja qe tu u zbardh vrasja e hamzas dhe arlindit. Bajrat duken shume here me te fuqishem para licve

    Përgjigju
    • o shkodra: 31/01/2025 14:43

      ky esht shok i bajrave o shkodra merret me baste me genin

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?