Shkodër/ Të shtënat me armë zjarri pas një konflikti të çastit! Autori qëlloi drejt makinës së dy vëllezërve dhe u largua! Ende në kërkim, në pranga David Kiri

26 Tetor 2022, 07:11| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 15:22

  • Share

SHKODËR-  Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër, Ardian Kiri, i akuzuar më herët për vrasje, i ka shpëtuar plumbave një natë më parë në lagjen “Skenderbeg”. Kiri u arratis pas ngjarjes dhe u shpall në kërkim bashkë me autorin, të cilin policia e identifikoi të jetë Kristian Fermosi.

Motivet janë të paqarta, por e gjitha nisi gjatë një konflikti mes tyre, në të cilin u përfshi edhe vëllai i ish-zyrtarit, David Kiri. Ky i fundit përplasi me makinë Fermosin dhe kjo u bë shkak që të kundërpërgjigjet me pistoletë duke qëlluar në drejtim të tyre.

Plumbat ranë në makinën luksoze me xhama të zinj  dhe targa angleze që përdornin 2 vëllezërit. I vetmi i arrestuar është David Kiri, ndërsa vëllai i tij dhe autori i plagosjes vijojnë në kërkim.

Ish-drejtori I ALUIZNI-t në Shkodër, ka qenë edhe më parë  i akuzuar për vrasjen e Marjan Martinit dhe tentativës për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj. Gjykata e ka dënuar Kirin vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.

Ardian Kiri

Ora 09:46
Kush është shënjestra e të shtënave me armë në Shkodër, ish drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, i akuzuar më parë për vrasje

1666770329_ArdianKiri.jpg

Ardian Kiri ishte shënjestër e të shtënave me armë në Shkodër pas përplasjes me Kristian Fermosin. Kiri ka qenë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, por ka qenë edhe më parë  i akuzuar për vrasjen e Marjan Martinit dhe tentativës për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj. Gjykata e ka dënuar Kirin vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.

Ora 09:37
Të shtënat me armë në Shkodër, në pranga David Kiri! Në kërkim 2 të tjerë! Si nisi sherri pas përplasjes me makinë

1666731762_Shkode.jpg

Policia ka arrestuar David Kirin, të përfshirë në të shënat me armë mbrëmë në Shkodër. Ndërkohë janë shpallur në kërkim Ardian Kiri dhe Kristian Fermosi. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një debati që të tre kanë pasur me njëri-tjetrin.

Gjatë debatit, ishte vëllai i Ardian Kirit, Davidi që mbërriti dhe goditi me makinë Kristian Fermosin. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.

Ora 08:03
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, dalin EMRAT, ja kush është autori dhe dy vëllezërit që u qëllua drejt makinës së tyre

1666732118_WATERMARKREPORTtv.00413422.Still011.jpg

Report Tv ka mësuar emrin e autorit që qëlloi me armë zjarri një natë më parë në Shkodër. Bëhet me dije se ai është Kristian Fermosi, i cili qëlloi me armë zjarri drejt makinës 'Touareg' së dy vëllezërve. Nga ana tjetër, dy vëllezërit janë identifikuar si Ardian Kiri dhe David Kiri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani St: 26/10/2022 12:37

    Fajin e ka Cim Peka komunist

    Përgjigju
  • Frida: 26/10/2022 08:42

    Po nuk arrestu koka, Elio Balla nuk bahet ma shkodra

    Përgjigju
  • Deni: 26/10/2022 07:27

    Po nuk arrestut Jul Kamberin nuk bi nqetsi Shkodra

    Përgjigju
    • Or tej: 26/10/2022 08:04

      Pak rremuje ka lezet per cdo qytet or tej

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?