Shkodër/2065 hektarë tokë nën ujë, kërkohet varka të ushtrisë për të kaluar në Obot dhe ushqim për bagëtinë

26 Janar 2021, 10:34| Përditesimi: 26 Janar 2021, 10:35

  • Share

1611653409_shkodra.jpg

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe fryrjes së prurjeve të lumenjve, në Shkodër ndodhen nën ujë një sipërfaqe totale e përmbytur prej 2065 Ha. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese, ku niveli u ujit arrin mbi rrugë rreth 1.15 m, ndërsa fshati Obot është pa energji elektrike. Gjithashtu edhe ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur janë në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë, zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar dhe Velipojë.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Bashkia Shkodër kërkon varka ushtrie për të kaluar në rrugën e  Obotit, të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan. Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë. 


Lajmi kryesor:

Reshjet e shiut, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa nën ujë! Në Durrës rinis lundrimi i trageteve! Meta thirrje qeverisë: Ndihmoni çdo qytetar (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?