Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e së martës në Kishën Ortodokse.
Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarin At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.
Në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.
“Festën e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht me një zhurmë të tillë...ne do të vazhdojmë të lutemi dhe Zoti ju gëzoftë, më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht dhe jemi të gjithë së bashku po ne do të vazhdojmë të lutemi në qoftë se këmbanat tona nuk do të dëgjohen si është e drejta të dëgjohen unë besoj se nuk ka vlerë të vazhdojmë që më tepër për ngjalljen e Zotit me muzikë dhe pa muzikë ne do ta bëjmë të gjithë së bashku, bekimin e Zotit”, tha At Nikolla Petani.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ ‘Krishti u ngjall', besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën
Xh.K//ReportTv.al