Shkodra i është shtuar qyteteve ku maturantët protestojnë ndaj Ministrisë së Arsimit për testin e Gjuhës dhe Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre pyetjet ishin të hartuara në mënyrë të gabuar dhe vlerësimi nuk është bërë i saktë. Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje për rivlerësimin e testit, ndryshe nuk do të hyjnë në provimet e tjera.
Njëra prej maturanteve e quajtur Klea Dibra shprehet: "Protesta ka si qëllim për të grumbulluar maturantët pasi ministria gënjeu duke thënë se do bëhen shumë lëshime. Më vjen keq që kjemi pjesë e këtij sistemi të kalbur kur vjen puna edhe te arsimi. Mendoj se nuk është e drejtë kjo që i bëhet maturantëve. Zonja doli aty dhe tha me të madhe se nuk ka vlerësim të testeve.
Nuk është e drejtë të penalizohen studentët për dy a tre pyetje logjike. Kërkojmë drejtësi për provimet, për arsimin. Kërkojmë të bëhet ajo që flitet.
Unë jam e para që them se duhet një bojkotim i provimeve. Unë jam shumë e zhgënjyer që as 50 apo 100 maturantë nuk janë bërë për protestë, por do ta kuptojnë. Për këtë mendoj se ka ndikuar edhe mentaliteti. Duhet të reagosh për të drejtat e tua. Kam qenë e para që dua të ikja në Tiranë, por për shkak të pamundësive vendosëm të protësojmë këtu."
Maturantët në Tiranë i kanë vendosur ultimatum ministres së Arsimit për të kthyer një përgjigjje deri sonte, ndërkohë që sot edhe maturantët e Fierit zhvilluan një protestë për këto arsye.
Lajmi kryesor: