'Asnjë pyetjeve jashtë programit', Maturantët dorëzojnë draftin me 10 pika: Vendosim nesër për protestat

13 Qershor 2020, 11:57| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 22:44

  • Share

TIRANË- Pas reagimit të bërë nga ministria e arsimit lidhur me kërkesat e maturanteve por dhe pretendimet e tyre, maturantët kanë njoftuar se lidhur me vazhdimësinë e protestës do të vendosin nesër në një grumbullim që do organizojnë në orën 11 përpara Ministrisë së Arsimit. Ata i kishin lënë afat ministrisë së arsimit deri mbrëmjen e sotme, ndërsa Qendra e Shërbimeve Arsimore tha në reagimin e saj asnjë prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë nuk është jashtë programit orientues, por se janë të gatshme të ngrenë grupe vlerësimi me mësues me përvojë dhe të analizojë pretendimet e ngritura nga maturantët.

Gjatë ditës së sotme maturantët kanë hartuar një draft me 10 pika, ku argumentojnë se përse duhet bërë rivlerësimi i testit të gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Në dokumentin 10 pikësh, të cilët shprehen e kanë hartuar së bashku me mësues dhe pedagogë, emrat e të cilëve nuk i bëjnë publike për të mos u shkaktuar probleme në punë, ata shprehen se pyetjet ishin të hartuara në mënyrë të gabuar, ku më shumë i ngatërronte nxënësit se i testonte ato për njohuritë e marra. Sipas tyre, pyetjet ishin formuluar më tepër për t'i ngatërruar, që testonin njohuri shumë periferike dhe kishin karakrter shumë të lartë filozofik. Pas më shumë se 2 orë protestë para ministrisë ku nuk munguan vezët e hedhura, (pa respektuar masat e COVID-19) disa përfaqësues nga maturantët u thirrën në zyrë për të dorëzuar draftin me argumentet e tyre.

"Ne kemi kërkuar që të bëhet dorëzimi në ministrinë e arsimit, ne sapo kemi mbaruar dhe proceduar të gjitha gjërat e duhura, tani është lënë afat deri në përfundim të ditës së sotme për përgjigje, nëse ku ka një përgjigje do të pasohen me protesta të tjera. Gjithçka të bëhet transparente dhe e drejtë", tha një nga përfaqësueset e maturantëve.

Disa nga studentët ka deklaruar se nxënësve u janë marrë shënim emrat dhe janë kërcënuar që të mos vijojnë më protestat, por theksojnë se nuk do të ndalen. Prej dy ditësh maturantët kanë dalë në protestë ku kërkojnë rivlerësim të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Një nga pyetjet që është komentuar shumë nga maturantët se “Çfarë bëri Turi?” e dhënë me alternative, si edhe përfshirja e poezisë së Lasgush Poradecit "Dritë fshehtësie”, të cilën thonë se ka karakter shumë të lartë filozofik, që shkon përtej nivelit të tyre si maturantë.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen “Çfarë bëri Turi?”:

“5. Lexoni paragrafin e mëposhtëm
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

10 argumentet e dhëna nga studentët
1.Përmbajtja e testit  dhe rëndesa e tij nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, pasi minutazhi përkatës, llogaritur për secilën pyetje nuk mjaftonte. Ne maturantët jemi detyruar t’irikthehemi në mënyrë të vazhduar pyetjeve (shumicës prej tyre), pasi mundësia e kuptimit të pyetjes dhe vështirësia e zgjedhjes së një alternative ishin kundër sfidës me kohën e testit. Kjo vërtetohet nga nevoja që nxënësit në përgjithësi patën për të vazhduar me zgjidhjen e testitedhe pas përfundimit të orarit zyrtar prej dy orësh.

2.Së dyti,ne maturantët u përballëm me një test i cili vlerësontedije periferike dhe jo të programit mësimor të zbatuar në vitin mësimor 2019-2020.Pyetje konkrete që faktojnë këtë konstatim janë: pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve  paraqitur në një reklamë (parku),pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë,pyetja e cila kërkonte gjetjen e informacionit, të cilit i duhet treguar burimi,pyetja mbi krahasimin e dy informacioneve të marra nga dy burime të ndryshme,pyetja e cila kërkonte gjetjen e një informacioni të nënkuptuar në një artikull mbi fëmijët dhe kohën që ata kalojnë para televizorit.

3.Së treti, testi  përmbante pyetje, alternativat e të cilave nuk na testonin njohuritë tona,por logjikën dhe përqëndrimit në momentin e plotësimit të testit.E shohim të udhës të shtojmë se presioni që ka në vetvete procesi i testimit për cdo maturant (me të drejtë) e ul nivelin e përqëndrimit momental dhe vështirëson tezën,jo për nga konteksti, po për nga synimi që kanë pyetjet testuese në vetvete. E gjithë kësaj situate i shtohet edhe faktori kohë.Pyetje konkrete janë: pyetja e cila kërkonte gjetjen e veprimit të rradhës së personazhit të një paragrafi të shkurtër ilustrues i cili identifikohet me emrin Turi,pyetja e cila kërkonte gjetjen e tezës të një paragrafi që ilustronte dilemën mes të shkruajturit histori të shkurtra apo romane, pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve  paraqitur në një reklamë,pyetja mbi kulmet apo etapat e vdekjes së Ptroklikt në fragmentin e Iliadës,pyetja mbi përcaktimin e situatës paraqitur në fragmentin e Iliadës nëse ishte dramatike,heroike,sarkastike apo realiste.

4.Për më tepër, kostatojmë se ndryshe nga sa është folur mediatikisht dhe është cituar në materailin zyrtar  publikuar në datën  13.05.2020,me Nr.protokolli 1552,në rubriken e dytë SPECIFIKA TË TESTIT  se testi i Gjuhës Shqipe do të kishte vetëm dy pjesë dhe jo tre, se në këto dy pjesë do testoheshin përkatësisht arritjet në fushën e Gjuhës Shqipe dhe arritjet në fushën e letërsisë shqiptare dhe botërore,në test ne u përballëm me pyetje teorike mbi aftësinë në të shkruar.(Citoj se ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe, testi i Gjuhës së huaj e cilësonte testimin teorik mbi strukturat dhe teknikat e të shkruarit.)Heqja e esesë dhe risjellja e saj në planin teorik nuk mat kopetencat e të shprehurit drejt dhe saktë në gjuhën shqipe të nxënësve të cdo lloj niveli.Këtu futen pyetjet si: gjeni tezën e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse,gjeni veprimin e rradhës të Turit që vijon në të njëjtin stil aksioni (kompetenca jo të mirëfillta gjuhësore, me natyrë kinematografike),gjeni hyrjen e përshtashme për një ese narrative, zgjidhni nje tezë të përshatshme mbi esenë me temë: “Zgjidhni një grup të cilit ju i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishme për ju”.

5.Në sektorin e testimit i cili përmbante pyetje mbi analizën strukturore dhe gjuhësore të teksteve joletrare, ne konstatruam se pyetjet ishin jo të qarta për nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt një kërkese specifike, por të vërdalliste nëpër alternativa të përafërta. Kësaj i shtohet edhe fakti se tekstet e shkurtra, ose thënë më saktë, paragrafët me mangësi informacioni e vështirësonin deri në kufinjtë e së pamundurës gjetjen e përgjigjes së saktë.Eshtë e udhës të përmendet se ndryshe nga çfarë jemi orientuar për tre vite pune në gjimnaz dhe një periudhe disa javore konsultimesh,kjo pjesë e testimit na vjen në një format krejt të patrajtuar mëparë,për rrjedhojë edhe penalizues.Pyetje ilustruese:gjeni fjalë apo togje fjalësh që tregojnë burimin e kumtimit,shprehni titullin e dhënë të fragmentit me një fjali pa folje,cfarë fjalie duhet shtuar në fund të shkrimit për të rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit të Sarandës,ku duhen shtuar detajet për besueshmërinë e tekstit,gjeni mesazhin që përcjell fotoja, cili nga fjalitë e paragrafit shpreh qëndrimin e autorit ndaj interest të mikut të tij ndaj natyrës,gjeni modelin organizues me të cilin është ndërtuar struktura e përgjithshme e paragrafit,cila është teza e fragmentit mbi dilemën e të shkruarit histori të shkurtra apo romane.

6.Shprehim indinjatën ndaj mosrespektimit të sistemit testues i cili naështë paraqitur në testin model të Maturës Shtetërore 2020, publikuar nga QSHA NË 25.05.2020,i cili ndryshon tërësisht sa i përket natyrës sëpyetjeve nga testi i provimit kombëtar i datës 11.06.2020.Testi model ishte fokusur zbatimin praktik të njohurive tona duke identifikuar në tekste të mirfillta tipare të teksteve joletrare,jo në testin teorik me fragmente me 3-4 fjali maksimumi.Për më tepër,testi  model respektonte barazinë mes teksteve letrare prozaike dhe poetike,ndërkohë që provimi kombëtar përmbante vetëm dy tekste letrare poetike cfarë rrjedhimisht rrit vështirësinë e testit mbi nivelin mesatar.

7.Pyetjet e gramatikës kanë synuar më shumë tëna vënë në pozitë, duke na ngatërruar, sesa të testojnë nivelin dhe arritjet tona nëfushën e Gjuhës Shqipe.Ilustrimi: pyetja mbi përcaktimin e lidhëzës prandaj,pyetja mbi funksionin e fjalëve të paraprira nga pjesorja,pyetja: “Cila fjali është ndërtuar saktë sipas raporteve sintaksore të gjymtyrëve të saj?”

8.Për të kaluar në sektorin e Letërsisë,zgjedhja e poezisë “Dritë fshehtësie” e Lasgush Poradecit,vlerësohet nga ana jonë aspak e përshatshme.Kjo pasi kjo poezi ka karakter shumë të lartë filozofiko-poetik, siç vlerësohet nga mësuese Marsela Neni në njëwebsite online. E renditur në një prej shkrimeve poetike,i paanlizuar më parë nga nxënësit nëpër shkolla(kjo jo domosdoshmërisht, por per etike profesionalizmi) kjo poezi ka shfaqur problematikë reale në përceptimin e saj ngane maturantët.Shpesh e dëgjojmë të artikuluar si poezi e cila i përshatet nivelit të një kritiku letrar. Për më tepër botimi “Ylli i zemrës” është një libër i papërfshirë prej kohësh në tekstet mësimoreduke nxjerrë problematika përshtatjeje edhe nga vetë mësimdhënësit.Dëshmojmë se në materialet e aksesueshme nga nxënësit nuk ka asnjë analizë,koment apo shkrim ipërshatshëm  për nivelin e nxënësve gjimnazistë si material suplementar.

9.Pa u larguar nga teksti poetik i Lasgush Poradecit,alternativat e këtij teksti ishin të një niveli shumë të lartë duke mos respektuar nivelet e arritjeve dhe koptencave të nxënësve.Ilustrime:nga buron thelbi i përjetësisë në poezi, cili është kuptimi i fjalës dlirnja,gjeni epitetin tipik lasgushian të krijuar sipas frymës organike të gjuhës shqipe,gjeni vargun në kontrast me harmoninë e pafund që “shpaloset vargje”(kujdes: gabim në hartimin e pyetjes),gjeni përqasjen simbolike të dy vargjeve të fundit të strofës së parë të tingujve dhe fjalëve,gjeni vargun e ndërtuar mbi bazën e paradoksit, gjeni motivin kryesor të poezise,gjeni simbolikën e dritës së fshehtë.Ndërkohë, edhe alternativat e tekstit tjetër letrar kishin modele të qasjes jo normale mbi nivelin e pyetjes.Ilustrim: çfarë nxit inversion në vargun e tretë,cilat janë kulmet nëpër të cilat zhvillohet vdekja e Patroklit,duke u nisur nga fragmenti cilat janë tiparet e heronjve të eposit grek(këtu:Patrokli).

10.Shqetësim që qëndron mbetet  formulimii pasaktëi pyetjeve ose i stërzgjatur që ul performancën e përqëndrimit të cdo maturanti apo personi të testuar dhe orienton krejt gabimisht në rrugën drejt gjetjes së alternativës së saktë.Ilustrime:cila është teza e përshatshme për esenë: “Zgjidhni një grup të cilit i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishmë për ju”,cili është funksioni I grupit të fjalëve të paraprira nga pjesorja, cili nga artikujt përmban informacion që iduhet treguar burimi, cila nga fjalitë është shembull i një të dhëne të nënkuptuar në fragmentin rreth qëndrimit të fëmijëve pra televizorit,cfarë mesazhi përcjell fotoja,cilat fjalë apo togje fjalësh tregojnë burimin e kumtimit, cili varg krijon kontrast me harmoninë e pafund që shaploset vargje.

Ora 20:53
Protesta e maturantëve, Meta: Po ju ndjek me shqetësim, zëri i tyre duhet dëgjuar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e maturantëve për Maturën Shtetërore, duke u shprehur se po ndjek me shqetësim këtë situatë, ndërsa bën thirrje që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet arsimore.

Meta shprehet se Komiteti i Maturës Shtetërore duhet të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që kanë maturantët shqiptarë dhe se provimi duhet të shërbejë si vlerësim i dijeve dhe jo ndëshkim.

"Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse. I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë. Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie. Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë. Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara", shkruan Meta.

Ora 18:13
Në protestë edhe maturantët e Shkodrës: Na vjen keq që jemi pjesë e këtij sistemi, ministria e Arsimit na gënjeu

Shkodra i është shtuar qyteteve ku maturantët protestojnë ndaj Ministrisë së Arsimit për testin e Gjuhës dhe Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre pyetjet ishin të hartuara në mënyrë të gabuar dhe vlerësimi nuk është bërë i saktë. Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje për rivlerësimin e testit, ndryshe nuk do të hyjnë në provimet e tjera.

Njëra prej maturanteve e quajtur Klea Dibra shprehet: "Protesta ka si qëllim për të grumbulluar maturantët pasi ministria gënjeu duke thënë se do bëhen shumë lëshime. Më vjen keq që kjemi pjesë e këtij sistemi të kalbur kur vjen puna edhe te arsimi. Mendoj se nuk është e drejtë kjo që i bëhet maturantëve. Zonja doli aty dhe tha me të madhe se nuk ka vlerësim të testeve.

Nuk është e drejtë të penalizohen studentët për dy a tre pyetje logjike. Kërkojmë drejtësi për provimet, për arsimin. Kërkojmë të bëhet ajo që flitet.

Unë jam e para që them se duhet një bojkotim i provimeve. Unë jam shumë e zhgënjyer që as 50 apo 100 maturantë nuk janë bërë për protestë, por do ta kuptojnë. Për këtë mendoj se ka ndikuar edhe mentaliteti. Duhet të reagosh për të drejtat e tua. Kam qenë e para që dua të ikja në Tiranë, por për shkak të pamundësive vendosëm të protësojmë këtu."

Maturantët në Tiranë i kanë vendosur ultimatum ministres së Arsimit për të kthyer një përgjigjje deri sonte, ndërkohë që sot edhe maturantët e Fierit zhvilluan një protestë për këto arsye.

Ora 13:51
Maturantët i dorëzojnë draftin ministrisë së Arsimit: Afat deri sot në darkë për të kthyer përgjigje

Maturantët i kanë dorëzuar ministrisë së Arsimit një draft me 10 pika, ku i kanë lënë afat ministrisë së Arsimit deri sot në darkë në orën 00:00 për të kthyer një përgjigje.

"Ne kemi kërkuar që të bëhet dorëzimi në ministrinë e arsimit, ne sapo kemi mbaruar dhe proceduar të gjitha gjërat e duhura, tani është lënë afat deri në përfundim të ditës së sotme për përgjigje, nëse ku ka një përgjigje do të pasohen me protesta të tjera. Gjithçka të bëhet transparente dhe e drejtë", tha një nga përfaqësueset e maturantëve.

Ora 13:35
Ministria e Arsimit nis 'dialogun' me maturantët, thërrasin në zyrë 3 përfaqësues

Ministria e Arsimit ka nisur "dialogun" me maturantët. Pas protestës e cila ka zgjatur për më shumë se një orë, një përfaqësues nga ministrja ka pritur disa maturantë, në emër të grupit në ministri. Mbetet për t'u parë se çfarë do të vendoset.  

Ora 13:31
Maturantët 'lyejnë' me vezë ministrinë e Arsimit

Maturantët kanë hedhur sërish vezë në drejtim të ministrisë së Arsimit.  Ata kërkojnë që kërkesat e tyre të plotësohen, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një zgjidhje do shkojnë deri në bojkot.

Ora 12:50
Maturantët e Fierit në protestë, pankarta ironike për ministren: Lasgush Shahini

 

Protesta e maturantëve është shtrirë edhe në Fier. Dhjetëra maturantë kanë dalë në protestë para Bashkisë, me argumentin se provimi ishte jashtë standardeve. Më pas protesta ka vijuar edhe të Drejtoria Arsimore, teksa kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë provimet e mbetura, nëse nuk do të ketë një zgjedhje.

Ato mbajnë në duar dhe një pankartë, ironike drejtuar ministres së shëndetësisë, Besa Shahini. "Perëndim i vagëlluar, mbi liqerin pakufij, ku pushojnë të munduar "Turi me shokët e tij', cit Largush Shahini", shkruhet në pankartë. 

1592046008_fier.jpg

Ora 12:35
'Të rivlerësohet testi'/ Maturantët vezë Ministrisë së Arsimit, ulen këmbëkryq: Do rrimë deri sa të marrin një përgjigje

Maturantët kanë hedhur vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Ato do të vijojnë që të qëndrojnë në rrugë, të ulur këmbëkryq deri sa të marrin një përgjigje.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/06/2020 05:02

    Do doja qe nxenesit shqiptare te provonin S.A.T.amerikan ,pastaj te flisnin.

    Përgjigju
  • lolita: 13/06/2020 18:22

    Po te rrish rrugeve nga blloku te veshtira do te duken te gjitha...

    Përgjigju
  • robi: 13/06/2020 17:16

    Keta lristat e Nafije Dybekut duhet pasur frike se po sua plotesuan kerkesat te rruajne bishtin ose dalin pa breke ne bulevard me parullen e Kejdi dhembcakalles dhe Floida surratufos dick, Jale, dick , Jale, shkuma party, hardallosje,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?