Shkoi në Parlament me uniformë burgu, parullë e pranga, Sula: Bëni ndonjë veshje Hugo Boss për të burgosurit! Spiropali ironizon: E bërë shfaqjen tënde sot

7 Nëntor, 12:11| Përditesimi: 7 Nëntor, 13:20

  • Share

Deputeti demokrat Dashnor Sula u pa sot teksa bënte një protestë të veçantë në Parlament. Ai shkoi i veshur me uniformë burgu, parullë të ngjitur në trup kundër “Dënimeve Politike” dhe pranga që i mbante në dorë.

Pasi ndau fletushka dhe foli për situatën politike dhe sulmet ndaj opozitës, Sula mori edhe fjalën për herë të dytë në procedurë, duke kujtuar edhe shkakun pse shkoi ashtu i veshur.

“Tmerri juaj është Sky Ecc. Ju nuk doni opozitën, sepse nuk doni që të dalin lakrat në shesh. Tmerri juaj është Sky e Enchro, ku flisni me kriminelë. Bëni tendera vetëm për vjedhje. Edhe do u thosha edhe diçka. Në të gjithë botën, të burgosurit janë me veshjet e tyre, ndërsa tek ne kanë rrobat e tyre që i marrin nga shtëpitë. Bëni ndonjë tender për të burgosurit që të vishen me Hugo Boss. Së paku ata të burgosur të shkretë të veshin një palë rroba. Këtë uniformën time të burgut që vesha do ia jap ministrit Ulsi Manja. Ju keni hallin e inceneratorëve. Por bëni edhe një tender për të dënuarit, vishini edhe ata. Bëni uniforma të reja burgu se janë si mos më keq atje brenda”, tha Sula, teksa e mbante veshjen në dorë.

Kurse kryeparlamentarja Spiropali bëri ironi në përgjigjen e saj, duke i thënë kolegut që të ulej, sepse “e bëri shfaqjen e tij sot”. Më tej i kujtoi se ai kishte folur më mirë nga gjithë përfaqësuesit e tjerë të opozitës.

1730970583_sula.jpg

 

Dashnor Sula me uniformë burgu dhe parullë në Parlament


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?