Spiro Qirjaqi

Kronikë

Shkoi për të marrë pensionin, 93-vjeçari nga Delvina zhduket pa asnjë gjurmë

4 Tetor, 09:22| Përditesimi: 4 Tetor, 09:27

  • Share

Spiro Qirjaqi, nga fshati Lefterhor, Delvinë rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme.

93-vjeçari ishte nisur në mëngjes nga fshati i tij drejt Sarandës me qëllim tërheqjen e pensionit mujor.

Por, sipas burimeve, nga verifikimet e kryera rezulton se ai nuk e ka tërhequr pensionin.

Sipas një dëshmitareje, rreth orës 11:00 paradite i moshuari ka qenë në shëtitoren e Sarandës, ku i ka kërkuar para dhe i tha se ishte nga Delvina. Dëshmitarja ka thënë gjithashtu i moshuari ishte në gjendje të mërzitur.

Autoritetet kanë nisur kërkimet, ndërsa familjarët dhe të afërmit kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?