Viktima, Ardit Alikaj

Shkoi për të peshkuar, zhytësi 42 vjeçar në Sarandë mbytet në liqenin e Butrintit! Trupi i tij dërgohet për ekspertizë mjekoligjore në Tiranë

18 Qershor 2023, 10:53| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 12:29

  • Share

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Liqenin e Butrintit. Ardit Alikaj, zhytësi 42 vjeçar është mbytur në liqenin ku kishte shkuar për të peshkuar rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes që sollën vdekjen e 42 vjeçarit i cili u transportua në spitalin e Sarandës i pajetë. Trupi i tij është dërguar në mjekësinë ligjore në Tiranë për ekzaminim dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?