Shkoi si i ftuar dhe 'e shiti' veten si organizatori i eventit për interesa elektorale! Basha gënjen në takimin me komisioneren, BE e nxjerr zbuluar

23 Mars 2021, 21:21| Përditesimi: 23 Mars 2021, 23:01

  • Share

Edhe pse u përpoq ta shiste si një konferencë të organizuar prej tij dhe se komisionerët e BE përkrahin programin e arsimit të PD, duket se gënjeshtra e kryedemokratit Lulzim Basha nuk ka zgjatur shumë.

Paraditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha e shiti një event sikur të ishte i tij ku pretendoi se kishte ftuar edhe komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë, Mariya Gabriel që të merrte pjesë në prezantimi e programit të tij për arsimin.

Por e vërteta duket se qëndron krejt ndryshe dhe këtë e sqaroi zyra e shtypit e Komisionit Evropian në Bruksel, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se BE duhet të sqarojë nëse ka të drejtë të përfshihet apo jo në fushata elektorale.

Zëdhënësja për shtyp e KE, Ana Pizonero theksoi se aktiviteti i sotëm ishte në nivel rajonal dhe pa asnjë ndikim në situatën politike shqiptare.

“Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor”, tha zëdhënësja e KE.

Pra aktiviteti qenka organizuar nga Universiteti Modul i Austrisë dhe jo nga Basha dhe si kryedemokrati dhe komisionerja e BE kanë qenë të ftuar në këtë event.

Ky aktivitet nxorri në pah dy gjëra të rëndësishme:

1. Që Lulzim Basha, i cili pretendon të bëhet kryeministër i ardhshëm, ka gënjyer pasi  eventin e ka bërë Universiteti në Austri dhe jo kryedemokrati, i cili ka qenë dhe vetë i ftuar në të.

2. Kërkesa e kryeministrit Edi Rama se BE nuk mund të përfshihet në fushata elektorale të një vendi tjetër, kanë qenë të drejta dhe se komisionerja e BE nuk ka marrë pjesë në eventin e Lulzim Bashë, pasi nuk i lejohet

Ky keqpërdorim nga ana e Lulzim Bashës me shpresën se po rrit besueshmërinë e tij te shqiptarët apo se do të ndikojë në fushën elektorale pro PD-së e pati fatin e shkurtër (në mos e përkeqëson më tej pas këtij skandali), pasi e vërteta del gjithmonë në pah ose siç thotë popull "E vërteta vonon por nuk harron".

Postimi i Lulzim Bashes per eventin me komisioneren e BE, që kryedemokrati e shitit si të tijin

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 24/03/2021 04:42

    Imagjinoni te behet km ky kokrra debilit as posht shkojm,me shum se 30 vjet. Kush thot se ka dy pare mend Tu jap cfar meritojn keta lesh liderash. Megjithqe ate do mar,leshin.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 23/03/2021 23:05

    Lylush bibilush je bere kandar fare.

    Përgjigju
  • meri: 23/03/2021 22:18

    Ky lloj kungulli nuk piqet kurr:

    Përgjigju
  • Endri: 23/03/2021 21:30

    Si ishte puna, ishte bere nervoz ER?! Ai e paska ditue shume mire se cfare po beje o Lylzim kokrra e mashtruesit ordiner. Votohet ky?!!

    Përgjigju
    • Cubel breca: 24/03/2021 04:47

      Ketij debilit ja ka hequr trurin sali qeni dhe kujton se edhe miletit I ka ikur. Po Jo mor se mileti eshte ne rregull si kokrra molles dhe me 25 prill do ta coj ne fikt

    • @Endri: 24/03/2021 00:02

      Po e ka thene ER jam nje hap perpara gjithmone. Ky vetem bie brenda me kembet tij. Kthen dhe pergjigje pse nervoz. ER e con fix ju duhet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?