Shënohet viktima e parë me koronavirus në Kosovë, 82-vjeçari u infektua nga djali qe erdhi nga Italia

22 Mars 2020, 09:47| Përditesimi: 22 Mars 2020, 12:46

  • Share

KOSOVË - Shënohet viktima e parë në Kosovë me koronavirus. Një 82-vjeçar nga komuna e Podujevës, është personi i parë që ndërron jetë në Kosovë, teksa ishte i prekur me COVID019. Ai u infektua nga djali i tij i ardhur nga Italia. 

Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm nga familja e ngushtë në respekt të masave që duhen marrë ndaj koronavirusit.

"E di që shumë familjarë, miq, dhe shokëve që ka pas baba për të marrë pjesë në varrim, po për shkak të situates së fundit e cila është perhapur edhe në Kosovë dhe ruajtjes së shëndetit tuaj, varrimi do të behët vetem nga ne familja e ngushtë”, thuhet ne njoftimin mortor.

Pas vdekjes së parë me koronavirus, Presidenti Hashim Thaçi tha se se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme.

"Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, tha Thaçi. Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. Po ashtu, qeveria ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdorë secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e higjienës personale.


Lajmi kryesor:

Në Kosovë e Maqedoni shënohen viktimat e para nga koronavirusi! Thaçi: Të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme


B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?