POGRADEC- Shkon në 7 numri i personave të arrestuar për sulmin me armë ndaj hotel "Voloreka" në Tushemisht. Pas Ilir Berberit në pranga kanë rënë edhe organizatori i dytë ngjarjes Meard Berberi, ekzekutori Anterio Kaloshi si dhe bashkëpunëtori i tyre Ervin Kalaja i cili i ka strehuar. Policia është në kërkim dhe të një personi të tetë për ngjarjen, i identifikuar me inicialet B.S.. Uniformat blu kanë zbardhur ngjarjen e plotë dhe rolet që kanë pasur secili nga personat e arrestuar.
Shkak është bërë se autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë, ku referuar policisë kanë tentuar që t'i vrisnin djalin. Fatmirësisht si pasojë e sulmit, pati dëme vetëm në godinën e hotelit dhe të 7 makinave të parkuara.
Ka qenë pikërisht Anterio Kaloshi, i cili mbrëmjen e 8 gushtit, qëlloi me 100 plumba në drejtim të dhomës së djalit pronarit, Jetmir Muçollari. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, (shiko këtu), teksa ky nuk ishte atentati i dytë brenda 7 ditësh që bëhej në drejtim të këtij hoteli.
Organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me verte një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro. Gjithashtu janë sekuestruar nga policia edhe pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.
Siç shihet në videon e policisë së shtetit, Meard Berberi u arrestuar teksa ishte në tarracë, pas thirrjeve që iu bë me dron nga ana e uniformave blu! Në video shihet qartë momenti, kur forca të shumta policie e kanë rrethuar atë, duke e shtrirë në tokë dhe vendosur prangat. Autori tjetër, Ilir Berberi u kap teksa fshihej në pyllin e Vërdovës.
Organizatorët
Ilir Berberi (Liri i Rushkës) dhe Meard Berberi
Ekzekutori i sulmit
Anterio Kaloshi
Bashkëpunëtor
Ervin Kalaja (strehoi Meard Berberin)
Të arrestuarit e tjerë
Ilir Meçolli
Ardian Xhuti
Elvir Haxhia
Mariglen Topuzi
Njoftimi i plotë i policisë
"Operacioni nga DVP Korçë, Komisariati i Policisë Pogradec, DVP Tiranë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Shkon në 7 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe vihet në pranga organizatori tjetër i ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tyre.
Ekzekutori i ngjarjes, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë. Sekuestrohen armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Pogradec, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një hoteli dhe makinave të pushuesve, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Si rezultat i punës hetimore dhe provave të mbledhura u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Driloni”, në kuadër të të cilit, në fazën e parë u ndaluan 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Në vijim të punës hetimore dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, vijoi hetimi proaktiv për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e organizatorit tjetër të kësaj ngjarjeje dhe personave të terë të përfshirë.
Në kuadër të hetimeve proaktive të koordinuara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të ndjekura nga strukturat hetimore të DVP Korçë dhe të DVP Tiranë, u arrit të lokalizohej baza ku fshihej organizatori dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen në Tushemisht. Si rezultat, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Pogradec, Forcat e Posaçme Opreacionale në DPPSH, si edhe Repartin Special RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, falë koordinimit të veprimeve dhe përdorimit të dronit finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Driloni” si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
• Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);
• Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);
• Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje").
Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro. Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.
Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij. Gjithashtu ndaj shtetasit Meardi Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kryer në bashkëpunim", në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe të IEVP-së gjatë kryerjes së detyrës.
Ndërsa ndaj shtetasit Anterio Kaloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim" në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 07.03.2018, në lagjen nr. 1, në Korçë, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. G. Gjithashtu ndaj Anterio Kaloshit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike" në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11.10.2017, në lagjen "Loni Dhano" Lushnjë, ku dyshohet se Kaloshi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasit Z. L., dhe J. H., si edhe kanë plagosur shtetasit M. Xh. dhe B. T.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim B. S., në kuadër të këtij operacioni. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi. Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke i garantuar qytetarëve rend e siguri dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo lloj paligjshmërie, pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurt për të gjithë shoqërinë.
Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg, Ilir Berberin, organizatorin e sulmit me armë ndaj hotel 'Volorekës'. Seanca gjyqësore u zhvilluar ditën e sotme, teksa siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në ambientet e jashtme të Gjykatës.
Meard Berberi është një nga personat e arrestuar për sulmin me armë ndaj hotel 'Volorekës' në Pogradec. Referuar njoftimit zyrtar të policisë së shtetit, në shtëpinë ku Berberi qëndronte iu fshehur u gjetën disa dokumente të falsifikuara. Report Tv mëson se bëhen fjalë për një dokument ku Meard Berberi hiqej si avokat. Mes sendeve të sekuestruara janë edhe një arsenal armësh, më konkretisht 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.
Policia ka shpërndarë një video të re nga momenti i arrestimit në Tiranë të autorëve për sulmin me armë ndaj hotel "Volorekës".
akt terrorist nga barbona province...
Përgjigjuketa Lojtare counterstrike vetem ne shqiperi mund te luajne me arme te verteta... ky Meardi qe i thone KORO ne pogradec nipi i Otit qe e ka mbeshtetur ne aktivitetin e tij aventuresko-kriminal-terrorist, do duket sa shteti ka per te funksionuar kete rradhe sepse vetem dosja e tij i shkon 17 cm. MERRUNI ME PRONAT QE KANE ZAPTUAR... KAQ
Përgjigjume ardhjen e Tonin Vocaj u zgjidh si ceshtje me keta ordinera te perkedhelur. Respekte Policia
PërgjigjuAkt terrorist i paster.... pa asnje lloj komenti tjeter. Keta Fekale te shoqerise duhen Recikluar nje ore e me pare.
PërgjigjuU desh qe pronari i hotel Volorekes te dilte dhe te vinte kujen ne media qe te levizte policia. Policite lokale nuk levizin as gishtin per te kapur kriminele. Ata merren me ndonje fakir qe shet domate apo ndonje qe ne pamundesi ta paguaje vjedh energji elektrike. Te tjeret jane te paprekeshem per sa kohe nuk kujtohet Drejtori i Pergjithshem i policise apo ministri. Keta bastarde duhen denuar per terrorizem sepse kane terrorizuar civilet. Nuk duhet me doemos qe te kete nje ideologji nga pas per tu quajtur akt terrorist. Terroristi qe hyri ne mes te turmes me kamion ne Nise te Frances nuk kishte asnje ideologji, ishte thjeshte nje psikopat. Por akti u quajt terrorist.
PërgjigjuBravo!!! Komentit tend nuk eshte per ti heq as nji presje.
Ajde sa me shume nga keto kapje
Përgjigju