Sulmi ndaj 'Volorekës'/ Autori hiqej si avokat! Ja arsenali i armëve që iu gjetën në shtëpi (VIDEO)

14 Gusht 2020, 10:00| Përditesimi: 14 Gusht 2020, 10:06

  • Share

Meard Berberi është një nga personat e arrestuar për sulmin me armë ndaj hotel 'Volorekës' në Pogradec. Referuar njoftimit zyrtar të policisë së shtetit, në shtëpinë ku Berberi qëndronte iu fshehur u gjetën disa dokumente të falsifikuara. Report Tv mëson se bëhen fjalë për një dokument ku Meard Berberi hiqej si avokat. Mes sendeve të sekuestruara janë edhe një arsenal armësh, më konkretisht 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

1597392401_berberi001.jpg


Lajmi kryesor:

7 të arrestuar për sulmin me armë ndaj 'Volorekës', 1 në kërkim! Policia thirrje me dron autorit për t'u dorëzuar! Momenti kur e shtrijnë në tokë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?