6 të infektuar në Shqipëri, pas djalit e babait edhe 3 familjarë me koronavirus, një tjetër rast i kthyer nga Italia (VIDEO)

9 Mars 2020, 23:19| Përditesimi: 10 Mars 2020, 11:03

  • Share

TIRANE-Rritet bilanci i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri duke shkuar në gjashtë. Pas djalit dhe babait, që ishin rastet e para, kanë rezultuar pozitivë nga analizat edhe tre familjarë të tyre. Burime për Shqiptarja.com sqarojnë se familjarët nuk ka shfaqur asnjëri simptoma dhe nuk kanë probleme shëndetësore edhe pse janë identifikuar me koronavirus. Ata do të qëndrojnë në shtëpi në izolim dhe nën mbikëqyrje mjekësore. Ndërsa rasti i gjashtë është një 31 -vjeçar nga Tirana, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër vetëm një ditor në vendin fqinj, ku për fat të keq është infektuar në ato pak orë që ka qëndruar. I riu po trajtohet bashkë me dy rastet e mbrëmshme, babë e bir, në spitalin infektiv dhe gjendja e tyre paraqitet pa probleme të veçanta, sipas njoftimit zyrtar. Ndërkohë që po sipas burimeve të Shqiptarja.com edhe djali 31-vjeçar që është shtruar te Infektivi në QSUT nuk ka pasur simptoma.

Ritmi i ulët për analizat
Deri tani janë identifikuar 24 kontakte të djalit që erdhi nga Firence dhe që më pas infektoi babanë dhe tre pjesëtarët e tjerë të familjes. Të gjithëve u janë marrë tampone, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë të gjitha. Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer gjithsej 14 testime në laborator, 8 prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e para të konfirmuara mbrëmë, nga ku rezultuan edhe tre të prekur, familjarë të tyre. Pra nga 14 testime, që janë bërë sot, njëri nuk ka pasur histori me të prekurin dje duke sjell si rezultat përfundimin se sot nga 24 kontaktet e ngushta kanë dalë përgjigjet vetëm për 13, ndërsa 11 janë në pritje. Ajo që ngre pikëpyetje lidhet me faktin se me çfarë shpejësie po bëhen analizat. Pak ditë më parë nga ISHP-ja u deklarua se mund të bëhen me lehtësi deri në 200 analiza në ditë, por sot gjithë ditën janë kryer vetëm 14, ndërsa për 11 kampionë lidhur me rastin e parë ende duhet të pritet. Nuk kuptohet se përse sot janë kryer vetëm 14 testime, një ritëm i ulët në krahasim me situatën ku ndodhemi.

"Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme. Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë. Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. 

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.  Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale.

Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me  Urgjencën Kombëtare në nr. 127!" thotë Ministria e Shëndetësisë.

Por kush ishin dy rastet e para? Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet P.K. Ai kishte ardhur nga Firence në Shqipëri me makinë në rrugë tokësore (lexo ketu) dhe pas kontaktit infektoi babanë, me inicialet V.K. por nuk u mbyll këtu, pasi rezultoi se u infektuan edhe tre familjarë të tij. Ndërkohë që në Itali ndërroi jetë shqiptarja e parë nga koronavirusi, një 52-vjeçare nga Durrësi. Italia është e vendosur e gjitha në karantinë duke u bllokuar lëvizjet e brendshme (lexo ketu). Masa të forta mori sot edhe qeveria shqiptare (lexo ketu).

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valdete: 17/03/2020 15:01

    Nuk eshte e drejte ..sepse korona nuk ka lidhje fare me ecjen ..perkundrazi tr ndihmon ne lehtesimin e kesaj situate!

    Përgjigju
  • Sara: 10/03/2020 11:09

    Kryeministri italian eshte dite nate ne pune e ne mbledhje....kryeministri jon shkon vizita rindertimi. Ministrat jan cdo ore ne konferenca,qeveria jone fle gjum... Di ngordhim si minj me ket qeveri hajdutesh

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:37

      Ca do beje? Se mos Conte per ben mrekullira.

  • Çingoja i Pokut djali i efgjitite vlonjate: 10/03/2020 10:22

    Na degjeneruane do ikime për leshe

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 10/03/2020 10:19

    Sdo te ndodhte asgje po te kishim kryeministr sali berishen , ai do e gjente zgjidhjen. Rroft S.B o popull kerme

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:38

      TE SHPALFTE KOROVA TY DHE SALI BERISHEN, LULIN DHE ILIR METEN DHE MONIKEN. JENI PLEHRA.

    • Dory: 10/03/2020 11:21

      Jo do e trem te sala ok mjaft folet brockulla...

    • POPULLI: 10/03/2020 10:56

      NGA PLEQTE THONE QE PO FILLON. UROJ QE TE JETE I PARI QYTETARI DIGJITAL S.B.ME FAL O ZOT SE PO MEKATOJ DHE PO FUTEM NE PUNEN TENDE POR TI KE SY E VESH DHE SHIKON E DEGJON .

  • Emi: 10/03/2020 10:04

    Popull rrefugjate e sapi.

    Përgjigju
  • Selenice: 10/03/2020 08:34

    Urgjentishte të mbyllene kufijte!

    Përgjigju
  • Masa: 10/03/2020 02:28

    Duhet te mbyllen te gjithe Bar Kafe dhe restorantet. Nuk i gjen gje shqiptaret se rrine dy tre jave pa u ulur ne kafe ose pq restorante. Transoprti publik te kufizohet ne maksimum. Mbyllje e kufinjeve dhe dizinfektim i te gjitha ambjenteve publike. Nuk llogaritet fare kosto financiare qe do humbe privati me shtetin ne krahasim me katastrofen e mundshme. Vetem izolimi mund ge ndale kete vale epidemie. Por shqiptaret sillen si idiote deri ne momentin qe semuren vete. Atehere nuk ka frikacak me te medhenj se ne. Zoti na ruajt se per kushtet tona jemi te mbaruar.

    Përgjigju
    • Ngëc: 10/03/2020 09:15

      Të rrijë shqiptari pa kafe më mirë sëmuret e vdes

  • Loni: 10/03/2020 01:42

    O mbreti shqipetarve te zente aty ku te djeg me shum grua femije edhe atyre qe ke perqark teje e ne zemer. O degjenerate e ndyre po si e le te infektoheshim edhe ne o I degjeneruar! Po pse si mbylle kufijte perpara k degjenerata me e madhe e ketij kombi!

    Përgjigju
    • @Loni: 10/03/2020 10:15

      Te shkerdhefsha robt & fisin per gojen e lig qe ke o moter shkerdhym. Te qift gjith KINA trrungun e familjes dhe ty o kurv burr a gru ca karin je ti. Po si mallkon fmit e dikujt pa lidhje o tqifsha motrren qe te kisha pas nje her ne dor do ta kisha shkerdhy laringun. Edhe te haje per ca muaj me tub o tqifsha robt. Edhe ju gazetar ju lutem pistojeni.

  • Rudi: 09/03/2020 23:35

    Ky esht vetem fillimi...ka me mijera te infektuar vetem sot ne Itali.Spitalet shqiptare nuk kan asnje kapacitet.Zoti na ndihmoft

    Përgjigju
    • ela: 10/03/2020 11:13

      beji hysmet vetes,ky eshte kapitalizmi,kete donim kete morem,shif turqin asnje,kush do rrumpall ,kete do gjej te b. . . demokracin,te vinte instituti sanitar shtepi me shtepi dhe te jepte ndihme,dhe vaksinen ne cdo der tani ""rroft Sala dhe Iliri'' se e kane te siguruar jeten e vete,keshtu sic e bene mos pacin derman 1000 vjet ,brez pa brezi trashegimin ta kene 00000000000

  • Ncncnc: 09/03/2020 23:32

    Normal qe do plasi se i benin interesantin koronavirusit qeveritaret tane, brek e byth me fluturime me italine,se mos pezullonin qarkullimin qe para 2 javesh

    Përgjigju
    • Ngëc: 10/03/2020 09:14

      Virusi do të vinte një ditë dhe erdhi me rrugë tokësore që të paktën s'mund t'i ndalosh sepse me to lëvizinallrat primare

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?