Shkon në katër numri i të arrestuarve në Vlorë! Report Tv siguron pamje brenda 'shtëpisë së barit'! Policia e zbuloi pas vjedhjes së energjisë elektrike

3 Mars 2022, 11:21| Përditesimi: 3 Mars 2022, 11:28

  • Share

Shkon në katër numri i të arrestuarve në Vlorë pas zbulimit të një shtëpie bari një ditë më parë ku u gjetën 330 bimë kanabisi në lagjen Kushtrimi. Pas arrestimit të Anest Rrapajt 40 vjeç dje, sot në pranga kanë rënë edhe tre punonjës të OSHEE. Report Tv mëson se në pranga kanë rënë Marsel Rrapaj, faturist, Elmaz Elmazi dhe Erand Malkaj, eketriçistë pranë OSHEE Vlorë.

Një ditë më parë, brenda shtëpisë së Barit policia sekuestroi 330 bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për rritjen e drogës. Report Tv ka siguruar edhe pamje nga brenda shtëpisë së barit, ku duken llambat, sistemi i ndriçimit, ventilatorët dhe plehu që shërbente për vendosjen në kubikë të kanabisit.

Vjedhja e energjisë elektrike çoi në zbulimin e 'shtëpisë së barit' në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë. Policia gjeti të mbjella në vazo plastike 330 bimë si dhe u sekuestruan 88 llamba, 18 freskuese dhe 5 aspiratorë që shërbenin për kultivimin e kanabisit, teksa energjia elektrike sigurohej nëpërmjet një lidhje të paligjshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?