Mungesa e Albin Kurtit në samitin e sotëm në Tiranë tërhoqi jo pak vëmendje. Në emisionin “Frontline” në Report TV analisti Milaim Zeka e krahasoi Kurtin me Enver Hoxhën për të argumentuar mungesën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“Shqipëria është në stad të lartë diplomatik. Albin Kurti ka marrë pjesë nëpër seminare koti në Greqi dhe ka refuzuar të jetë pjesëmarrës në takime të nivelit ndërkombëtar që janë organizuar në Maqedoni Shqipëri e Kosovë. As në kohën e Fan Noli dhe as në të Ahmet Zogut apo regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka njeri në botën shqiptare që ka shkaktuar dhe krijuar armiqësi më të madhe mes Tiranës dhe Prishtinës sesa Albin Kurti e Vjosa Osmani. Tamam si Enver Hoxha që hiqte fotografikë e Mehmet Shehut e të Beqir Ballukut dhe të Kadri Hazbiut. Edhe këta i kanë hequr deri vonë të gjitha fotografitë në forume ndërkombëtare ku ka qenë prezent edhe kryeministri i Shqipërisë Rama. Sepse ai është i sëmurë sikur Enver Hoxha. Hoxha ka thënë hamë bar dhe nuk dorëzohemi para revizionizmit, social imperializmit amerikan e sovjetik etj dhe ëndrra e tij ka qenë që të jetë udhëheqës i internacionales ndërkombëtare komuniste."
Lajmi kryesor:
Tirana 'kryeqyteti i dy samiteve', analisti Nurellari: E shohin si qendër rajonale! Baçi: Për t'i tërhequr vëmendjen Ramës! Krashi: Historike për rajonin
B.K/ReportTv.al