Tirana 'kryeqyteti i dy samiteve', analisti Nurellari: E shohin si qendër rajonale! Baçi: Për t'i tërhequr vëmendjen Ramës! Krashi: Historike për rajonin

29 Shkurt, 21:24| Përditesimi: 1 Mars, 06:39

  • Share

Më 28 dhe 29 Shkurt, Tirana u shndërrua sërish në kryeqendër të zhvillimeve politike evropiane, duke pritur dy samite të rëndësishme atë për Ukrainën dhe më pas atë të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Europian.

Por pse u zgjodh Shqipëria për këto samite?

Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD në studion e Frontline me Marsela Karapançon në Report Tv tha se këto samite nuk janë të jashtëzakonshme. Sipas saj nuk e zgjodhi BE Tiranën për këto samite, por ishte iniciativë e Ramës.

“Takimet mes liderëve ndodhin nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Shqipëria jo pa qëllim është përzgjedhur për të dhënë mesazh se Shqipëria është vend anëtar i NATO. Gjithashtu nuk ka problematika të mbartura apo të trashëguara ndëretnike. Ka njëlloj stabiliteti që bën një kontrast me atë mozaikun e problematikave që kanë vendet e tjera të rajonit. Nuk u zgjodh Tirana. Kjo ishte me iniciativë e Tiranës. Nuk ishte Be që zgjodhi Shqipërinë por këto dy samite ishin iniciativë e Ramës për të sjellë në Shqipëri Zelenskyn. E kam dëgjuar shpesh fjalën historike. Por nuk janë historike këto takime."

Analisti Adri Nurellari tha se Shqipëria u zgjodh për shkak se është më pak problematike se vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria u zgjodh sepse nuk është problematike. Jemi më pak problematikë. Është gjë e mirë. Ata që e shikojnë Shqipërinë në distancë e shikojnë që Shqipëria duket më e stabilizuar. E shohin si qendër rajonale ku mblidhen pa pikëpyetje vendet e tjera.”

Një qasje ndryshe pati deputeti i PD Luan Baçi, i cili u shpreh se qëllimi ishte për të pasur më nën kontroll Ramën.

“Ne nuk duhet të harrojmë një gjë, pavarësisht se Rama mundohet të privatizojë çdolloj samiti unë do thoja se dhe ajo që thatë ju në krye të herës, vëmendja e Brukselit të Tirana. Unë e shoh si kujdes të shtuar në Tiranë. Duke parë një Ramë të paqëndrueshëm në marrëdhëniet edhe me SHBa, mendoj se është kujdes i shtuar i SHBa për ta detyruar që ai të jetë në vëmendjen e të gjithëve dhe për ti vënë në dukje që Rama do qëndrojë këtu dhe s’mund të jetë dhe atje (Kosovë-Serbi). Rama e ka thënë se është vëlla me Vuçiç. Për mua samiti nuk ka qenë me ftesë të Ramës”.

“Rama me lëvizjet e tij bën lëvizje të paimagjinueshme që cënojnë sovranitetin e vendeve. Prandaj SHBa do ta mbajë nën monitorim”, shtoi Baçi.

Kurse deputeti i PS Lavdrim Krashi i quajti samitet historike për Shqipërinë dhe rajonin.

Ora 22:45
‘Mungesa e Kurtit faktorizoi Vuçiçin’, Ilda Zhulali: Rama konflikte me të gjithë kryeministrat dhe presidentët e Kosovës

 

“Mungesa e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në samitim BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ka faktorizuar presidentin e Serbisë Albin Kurti”. Kështu tha në Fronline në Report TV Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD .

“Ajo që ndodhi me mungesën e Kurtit dhe me rifaktorizimin e Vuçiç është një vazhdimësi sjelljeje që ka në mes Ramën. Rama që kur erdhi në qeveri dhe bëri vizitën e parë në Serbi ku nuk ngurroi dhe u shpall historike, pasi tha se Shqipëria duhet të njohë Kosovën. I thamë Serbisë që ti duhet ta njohësh pavarësinë e Kosovës, por pas kësaj kemi parë një tërheqje nga Rama derisa jemi treguar mirëkuptues për Serbinë për mos vendosjen e sanksioneve për shkak se ka një aleancë historike.

Rama me të gjithë kryeministrat dhe presidentët e Kosovës ka pasur konflikte, ka shkuar deri në dërgimin në gjykatë. Kjo ka bërë që të ulet ndikimi i Shqipërisë në Kosovë dhe faktorin shqiptar në rajon.”

Ora 22:24
'Shkon në seminare koti në Greqi', Milaim Zeka: Kurti si Enver Hoxha, ja pse e bojkotoi samitin në Tiranë

Mungesa e Albin Kurtit në samitin e sotëm në Tiranë tërhoqi jo pak vëmendje. Në emisionin “Frontline” në Report TV analisti Milaim Zeka e krahasoi Kurtin me Enver Hoxhën për të argumentuar mungesën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

“Shqipëria është në stad të lartë diplomatik. Albin Kurti ka marrë pjesë nëpër seminare koti në Greqi dhe ka refuzuar të jetë pjesëmarrës në takime të nivelit ndërkombëtar që janë organizuar në Maqedoni Shqipëri e Kosovë. As në kohën e Fan Noli dhe as në të Ahmet Zogut apo regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka njeri në botën shqiptare që ka shkaktuar dhe krijuar armiqësi më të madhe mes Tiranës dhe Prishtinës sesa Albin Kurti e Vjosa Osmani. Tamam si Enver Hoxha që hiqte fotografikë e Mehmet Shehut e të Beqir Ballukut dhe të Kadri Hazbiut. Edhe këta i kanë hequr deri vonë të gjitha fotografitë në forume ndërkombëtare ku ka qenë prezent edhe kryeministri i Shqipërisë Rama. Sepse ai është i sëmurë sikur Enver Hoxha. Hoxha ka thënë hamë bar dhe nuk dorëzohemi para revizionizmit, social imperializmit amerikan e sovjetik etj dhe ëndrra e tij ka qenë që të jetë  udhëheqës i internacionales ndërkombëtare komuniste."

Ora 22:06
Dy samite në Tiranë, deputeti Krashi: Historike për Shqipërinë dhe rajonin! Jemi kthyer në kontributorë për sigurinë e paqen

“Historike për Shqipërinë dhe rajonin”, kështu i ka cilësuar në "Frontline" në Report TV deputeti i PS Lavdrim Krashi dy samitet që u zhvilluan në Tiranë dje dhe sot

“Këto dy ditë kanë qenë historike për Shqipërinë dhe për rajonin. Në radhë të parë për sa i përket samitit të djeshëm, ka ndryshim mes takimit dhe samitit. Takimi është mes dy, kur më shumë se dy quhen samite.

Ajo që u arrit dje nuk është thjeshtë takim, por samit që rrjedh nga fjala anglisht dhe jo shqip. Nuk ishin vetëm 6 vendet e ballkanit perëndimor por edhe vendet e tjera.

Është një arritje për krejt rajonin. Në fund të fundit është arritje për Shqipërinë, për vendin tonë. Nga një vend që prodhonte krizë, nga konsumatorë Shqipëria është kthyer në një kontributore për sigurinë dhe paqen”

Ora 21:56
Milaim Zeka: Amerikanët kanë futur në listën e zezë ministrin e Brendshëm të Kosovës dhe aktivisten e LVV-së

 

Analisti Milaim Zeka në “Frontline” në Report TV ka deklaruar se ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla dhe aktivistja e LVV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali janë vënë në listën zezë të SHBA-së.

“Kurti është njeri që u drejtohet analfabetëve potencialë. Ai i shikon njerëzit dhe armatat e facebook dhe nuk i intereson realiteti. Realiteti për Kurtin e Kosovën është i zi. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë s’kanë qenë më të armiqësuar me SHBA sesa tani me udhëheqjen e Kurtit. Amerikanët kanë vënë në listën e zezë ministrin e punëve të Brendshme të Kurtit Zveçlën dhe Dejona Mihali edhe ajo në listën e zezë të SHBA dhe presim çdo moment që kjo të bëhet publikë".

Ora 21:48
Milaim Zeka: Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, një nga fitoret më të mëdha të kombit shqiptar në Ballkan

 

Në një lidhje skype për “Fronline” në Report Tv analisti Milaim Zeka bëri një analizë të dy samiteve të mbajtura në Tiranë. Ai u ndal edhe te plani për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë, duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha që kombit shqiptar në ballkan.

“Ballkani i Hapur është projekt i mbështetur nga SHBA. Këto përralla munden tu shiten 49% të analfabetëve që ka zbuluar Albin Kurti. Mandela i Evropës Adem Demaçi në prononcimet e tij i ka quajtur vëllezërit serb. Në rrafshin diplomatik kombëtar kurrë Shqipëria nuk ka qenë më lart..."

“Edhe ardhja e Bush ka qenë historike, edhe anëtarësimi në Nato ka qenë historike. Unë nuk flas bardhezi, ti flet. Ti ke ardhur me sha Edi Ramën unë kam ardhur të bëj analizë. Hapja e bazës ushtarake është njëra nga fitoret më të mëdha të kombit shqiptar në Ballkan. Aty ndër të tjera do trajnohen pilotët e Ukrainës”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?