Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë dollarë në SHBA, Meta: Mashtrim! Do t’i padis, kam njoftuar ambasdën tonë në Vjenë për korrektësi

17 Maj 2022, 12:40| Përditesimi: 17 Maj 2022, 13:15

  • Share

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si mashtrim, shkrimin e gazetës austriake ‘Kronën Zeitung’, e cila denonconte se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen publike.

‘Ç’koment të kem për këto mjerime të Rilindjes lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrimin pa emër. Shkrim pa emër për presidentin e një vendi?! I cili nuk është gjë tjetër, por është vetëm një ripërtypje në publik e disa shkrimeve të bëra nga revista Father Jones. Sa i takon LSI-së keni deklaratë nga ish-zëdhënësi i saj Sulçe në 5 prill 2018. Ja ku e keni, që në 3 maj një gazetar, më ka bërë pyetje për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë që është një mashtrim, pasi kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit së bashku me Vasilin me ftesë të komunitetin organizator dhe gjithçka është e verifikueshme. Tani ato thonë se ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë për foto me Trump! Nëse u duket Vasili si Trump, se atë ka nxjerrë gazeta austriake. U duket Petriti si Trumpi?

Është shumë e verfikueshme. Do jete edhe në gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. Këtu ku jam unë me Vasilin rrinë zyrtar e senator. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me presidentin Klinton, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë, për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ato që kanë shkruar.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Denoncimi i medias austriake për lobim 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim, do t’i çoj në gjyq! Pas 24 korrikut fakte në SPAK për korrupsionin, i kam armët më të forta se Rama


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?