Shkrimi i 'La Repubblica'/ Berlusconi, njeriu që fliste me gjuhën e njeriut të thjeshtë! Pse italianët e deshën dhe i falën gjithçka: Ç’të keqe ka se i pëlqejnë gratë

12 Qershor 2023, 11:59| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 12:04

  • Share

1680694019_silvio1.jpg

Media italiane ‘La Repubblica’ ka bërë një profil të gjatë për Silvio Berlusconin duke thënë se të përmbledhësh jetën e tij në një shkrim është shumë e vështirë.

Ai ishte njeriu më i pasur në vend, fillimisht. Një pasuri e shfaqur me gëzim, por ai nuk kishte lindur i pasur, ai kishte ndërtuar pasurinë e tij të madhe, fillimisht si një kontraktues ndërtimi, pastaj si një vizionar katodik.

Shkrimtari Giuseppe Fiori i cili i kushtoi një nga biografitë e para në vitin 1995 e titulloi “Shitësi”. Bindja, joshja, kënaqja e të tjerëve: kjo ka qenë gjithmonë karakteristikë e Silvio Berlusconit, i cili nuk e kapërceu dot faktin se në vend të kësaj mund të kishte një pjesë të madhe qytetarësh që i shihnin televizionet e tij të dëmshëm dhe tejet të papranueshëm.

Kishte nga ata që mendonin se Berlusconi ishte oportunizmi i një njeriu që zgjedh politikën jo për vokacion, por për vetëmbrojtje cinike. Është vënë në dukje se virusi i populizmit, i cili në një moment infektoi botën, u përhap pikërisht nga Kalorësi politik.

Berlusconi i vitit 1994, ato të zgjedhjeve të para, sjell me vete të gjitha kurthët e demagogëve të ardhshëm që do të shkelin më vonë në skenë: refuzimin e partive dhe të “atyre që ishin më parë”, disponimet antiparlamentare, retorika e njeriut të vetëm në komandë, përbuzja e shfaqur për kulturën, shkatërrimi i çdo kujtese. Në fund të fundit, gjithçka filloi me “Silvio”.

Ai ishte vogëlushi borgjez i ardhur nga askund. Kjo i pëlqeu italianit mesatar, i bindur se do t’i bënte të pasur, ashtu siç i kishte bërë kompanitë e tij jashtëzakonisht të begata. Me kalimin e kohës ai e rrethoi veten me një grup ndjekësish besnikë, për të cilët Kalorësi – siç u mbiquajt falë një titulli të marrë në 1977 – ishte një lloj hyjnie imun ndaj çdo kritike: “Një grup besimtarësh që ofrojnë vetëm legjenda rozë”, siç vuri re Corrado Stajano.

Ky popull këndonte në mitingjet e tij “falë Zotit Silvio është këtu”; nga ana tjetër qëndronin kundërshtarët e tij, “komunistët”, Italia tjetër për të cilën Silvio ishte grabitës dhe i përfshirë në konfliktin e interesave.

Ai fliste me gjuhën e një njeriu të zakonshëm. Tregonte afërsi me njerëzit e thjeshtë, me amvisen që ndiqte programet e televizionevetë tij duke rregulluar shtëpinë. I falën gjithçka, gafat, buliminë seksuale, paqartësinë politike. Në filmin e Sabina Guzzantit, Draquila, i xhiruar në mes të skandalit Olgettine, një grua nga L’Aquila thotë: “Dhe çfarë të keqe ka ai nëse i pëlqejnë gratë? Ai është burrë!”.


Lajmi kryesor:

Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?