RTK publikoi shkrimin e paverifikuar të 'Slobodna Bosna' jep dorëheqjen kryetari i bordit të RTK dhe 2 anëtarë! Boletini akuzon Adi Krastën: S'do të adresojë skandalin

19 Gusht, 12:05| Përditesimi: 20 Gusht, 09:58

  • Share

Radio Televizioni Kombëtar i Kosovës, RTK është vënë nën presionin e reagimeve të shumta dhe të ashpra të botës së medias në Prishtinë dhe partive opozitare atje, pas publikimit më 22 korrik të një artikulli të fabrikuar nga jashtë, “fake” dhe të paverifikuar, nga mediumi boshnjak ‘Slobodna Bosna” për të sulmuar mediat brenda, Nacionalen dhe Periskopin. 

Një formë e tillë lajmesh të fabrikuara për arsye politike dhe sulmi ndaj mediave kryesisht anti-qeveritare, siç në fakt janë 2 mediat anti-Kurti në Kosovë, pre e artikullit fake, është e njohur edhe në Shqipëri, por në ndryshim nga atje, askush apo pakkush solidarizohet në vendin tonë, apo aq më pak, të reagojë në mënyrë individuale, siç kanë bërë deri më tani 3 anëtarë të bordit të RTK-së. 

Besnik Boletini, Arta Berisha dhe së fundi Safet Kabashaj dhanë dorëheqjen nga bordi pas publikimit të lajmit të portalit boshnjak ku sulmohen Nacionale e Periskopi si mediume të financuara nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Reagimet në bllok të anëtarëve të larguar të bordit, orientohen kundër Adi Krastës, moderator në televizionin e familjes Berisha në Tiranë, te Syri Tv, por zv.drejtor i RTK-së në Prishtinë, me përgjegjësitë e drejtorit (në mungesë të tij).

Një ditë pas publikimit të informacionit fake të “Slobodna Bosna” në lajmet qendrore të RTK-së, anëtarët e bordit kanë ngritur zërin se janë shkelur standardet profesionale dhe etike të gazetarisë, të evidentuara dhe në raportin e komisionit të ngritur posaçërisht për të hetuar skandalin. Ata akuzojnë drejtpërdrejt Adi Kastën se refuzon të çojë para këtë raport dhe nuk ka dashur të marrë masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin. 


“Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive. Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zv.drejtori Adi Krasta nuk po e adreson këtë raport. Ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin” tha Besnik Boletini, kryetar dhe anëtar i bordit 

Boletini thotë se nuk arritën të marrin votat e anëtarëve të bordit për të zgjedhur një tjetër drejtor më detyrë në vend të Krastës, që të shfaq përgjegjmëri dhe të marrë masa ndaj kujtdo që është përfshirë në publikimin e artikullit të fabrikuar. 

Në mos vetëlargimi i tij, anëtarët e bordit thonë se lëvizja e parë e Krastës, minimalisht duhej të ishte shkarkimi i drejtorit të televizionit Rilind Gërvallës, anëtari i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, një ndjesë publike ndaj mediave të prekura, dhe fshirje e lajmeve nga web-site.

“Disident të pa kompromis pushtetesh dhe në fund e shet shpirtin si zagar i padinjitet te Dejona Mihalit. Duke mos i nxjerre para përgjegjësisë urdhëruesit e shëmtisë se transmetimit te lajmit te rrejshëm te "Sllobodna Bosnes", Adi Krasta dhe marionetat e tjera te Albin Kurtit ne RTK, nga sot vendosen ta bëjnë RTK-ne si RTS-in e Sllobes. Radio-televizioni qe paguhet me paratë e te gjithë qytetareve, nga sot do te jete një altoparlant propagandistik i lajmeve te rrejshme te regjimit”, shkruan opinionisti Fitim Salihu.

Mediat e prekura nga sulmi po ndjekin rrugët ligjore ndaj portalit kontraverz boshnjak “Slobodna Bosna” për dezinformim me fakte të manipuluara.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?