Në shkrimin e botuar sot në New York Times ceket një element që nuk ka qenë i njohur deri tani për publikun shqiptar, një page se McGonigal ka marrë nga rusi Deripaska, për të cilin filloi të punonte pas largimit nga FBI.
Në akt akuzë nënvizohet se në vitin 2019, pas daljes në pension, z. McGonigal e prezantoi zotin Deripaska në një firmë ligjore që do të kërkonte heqjen e sanksioneve të tij dhe z. McGonigal paguhej 25,000 dollarë në muaj deri në mars 2020 nga z. Deripaska përmes firmës ligjore si konsulent. Puna u ndal në fillim të pandemisë së koronavirusit.
Në vitin 2021, z. McGonigal dhe bashkëpunëtori i tij, z. Shestakov, negociuan një marrëveshje - me punonjësin e Deripaska, për të punuar për rusin për të hetuar një oligark rival.
McGonigal and Shestakov, i cili akuzohet për thyerje të sanksioneve amerikane, shkëmbyen $218,000 për tre muaj nga një kompani guackë në Qipro to një bankë ruse thotë akt akuza. Z. McGonigal arriti që të merrte pagesat përmes kompanisë së një shoku në Neë Jersey, duke falsifikuar firmën e shokut të tij në kontratë, siç pretendojnë prokurorët.
Ky mik ishte Agron Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare. Por miku i zotit McGonigal me sa duket nuk ishte në dijeni të faktit që McGonigal punonte për zotin Deripaska. Kur zoti Neza pyeti për burimin e transfertave bankare nga një bankë ruse, prokurorët nënvizojnë se zoti McGonigal iu përgjigj se ai kishte bërë një punë "legjitime" për "një djalë të pasur rus". Z. Neza pranoi transferimin e parave.
Lajmi kryesor:
E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama
K.T./ReportTv.al