E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama

3 Shkurt 2023, 14:19| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 17:37

  • Share

Departamenti i Drejtësisë në SHBA është njoftuar për çështjen e lobimit në Partinë Demokratike nga vetë lobisti Nick Muzin, plot 11 ditë para se këtë ta bënte zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, siç thuhet në akt akuzën për të, fakt që nga opozita në Shqipëri konsiderohet si nisja e procesit të shkatërrimit të Partisë Demokratike me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Ka qenë gazeta më e madhe amerikane ‘New York Times’ e cila e sqaron qartë në shkrimin e sotëm duke vërtetuar edhe një herë se nuk ka qenë Qeveria shqiptare ajo që e ka raportuar këtë çështje e para dhe madje tanimë as njoftimin për Departamentin e Drejtësisë nuk e ka bërë i pari McGonigal më 25 nëntor 2017 pasi ka qenë vetë Nik Muzin që ka depozituar informacionin që më 11 nëntor 2017.

“Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Ducka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje ndaj Presidentit Donald J. Trump. Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin. Vetëm disa ditë përpara se z. McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, z. Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili ishte vendosur si mbështetës i zotit Trump”, ka shkruar New York Times.

Ndërkohë kujtojmë se Shqiptarja.com ka raportuar më parë se edhe opinioni publik shqiptar ishte njoftuar më herët për këtë çështje, më 22 nëntor 2017, nga një shkrim i botuar nga BIRN në Shqipëri me titull: “Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’”. Në shkrim jepet qartë emri i Nick Muzin, çfarë përfaqësonte ky lobist si dhe transfertat e parave nga Partia Demokratike në llogaritë e tij. Në shkrim jepeshin detaje të thelluara të aferës, edhe të faktit se hidheshin dyshime të forta.

Pra për të bërë edhe një herë në mënyrë kronologjike se çfarë thuhet në akt-akuzën amerikane dhe çfarë ka ndodhur:

Në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.

Në akt-akuzë përmendet një tjetër moment, ai më 4 janar 2018, kur thuhet se “i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A (Agron Neza) në lidhje me lobistin amerikan, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBINY të nesërmen”. Po në aktakuzë thuhet se “më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A (Agron neza), dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte punonjësi në vartësi të tij. Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar”

Pra datat janë 25 nëntor 2017, 4 janar 2018 (më shumë se një muaj më vonë) dhe 22 janar 2018. Por në fakt para se të ndodhnin të gjitha këto, jo vetëm që në Tiranë BIRN e kishte njoftuar, por edhe 8 ditë para se ta botonte BIRN vetë Nick Muzin kishte njoftuar Departamentin e Drejtësisë në SHBA që më 14 nëntor 2017. Pra një tjetër fakt që rrëzon totalisht atë që pretendon opozita në Shqipëri se Rama “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, pra PD-në, duke e bërë dhe Berishën të kërcënojë se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa Rama të ikë.

Ora 17:05
Shkrimi në NYT: Charles McGonigal mori 218 mijë dollarë nga Deripaska, transfertën e bëri përmes kompanisë së Agron Nezës

Në shkrimin e botuar sot në New York Times ceket një element që nuk ka qenë i njohur deri tani për publikun shqiptar, një page se McGonigal ka marrë nga rusi Deripaska, për të cilin filloi të punonte pas largimit nga FBI.

Në akt akuzë nënvizohet se në vitin 2019, pas daljes në pension, z. McGonigal e prezantoi zotin Deripaska në një firmë ligjore që do të kërkonte heqjen e sanksioneve të tij dhe z. McGonigal paguhej 25,000 dollarë në muaj deri në mars 2020 nga z. Deripaska përmes firmës ligjore si konsulent. Puna u ndal në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Në vitin 2021, z. McGonigal dhe bashkëpunëtori i tij, z. Shestakov, negociuan një marrëveshje - me punonjësin e Deripaska, për të punuar për rusin për të hetuar një oligark rival.

McGonigal and Shestakov, i cili akuzohet për thyerje të sanksioneve amerikane, shkëmbyen $218,000 për tre muaj nga një kompani guackë në Qipro to një bankë ruse thotë akt akuza.  Z. McGonigal arriti që të merrte pagesat përmes kompanisë së një shoku në Neë Jersey, duke falsifikuar firmën e shokut të tij në kontratë, siç pretendojnë prokurorët.

Ky mik ishte Agron Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare. Por miku i zotit McGonigal me sa duket nuk ishte në dijeni të faktit që McGonigal punonte për zotin Deripaska. Kur zoti Neza pyeti për burimin e transfertave bankare nga një bankë ruse, prokurorët nënvizojnë se zoti McGonigal iu përgjigj se ai kishte bërë një punë "legjitime" për "një djalë të pasur rus". Z. Neza pranoi transferimin e parave.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lelo: 04/02/2023 13:15

    Ore po mos harxhoni kohe kot me Ramen, se si gjeni gje atij. Nuk korruptohet Rama o njerez, ai e ka mendjen vetem te zhvilloje vendin dhe te ndreqi ballkanin ne paqe. Nuk blihet Rama me para, se keni kuptu ju te opozites kte? Ramen do ta mundni vetem me program dhe komunikim, po qe se do ja dilni ndonjehere te beni program.

    Përgjigju
    • Lalo: 05/02/2023 04:45

      Ndaj dhe Berisha thuhet se do marre shembull dhe angazhoje si stratege programi Tom Doshin dhe Vangjush Dakon....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?