60 shezlongë të një biznesi janë djegur në mesnatë në Drimadhe (Dhërmi) dhe shkak për këtë dyshohet të jetë konkurenca e pandershme. Siç shihet nga pamjet zjarri është vënë me qëllim pasi shezlongët janë djegur një e nga një. Pronari i biznesit kishte vetëm 24 orë që kishte marrë leje për shfrytëzimin e hapësirës së bregdetit.
Lajmi kryesor:
Pas Velipojës, sërish përplasje për shfrytëzimin e vijës bregdetare! I vihet flaka 60 shezlongëve në Dhërmi, shkak dyshohet konkurenca! Pronari: Kishte pakënaqësi nga bizneset përreth
M.Q./ReportTv.al