Në Thethin ku Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit ka zbarkuar për të shembur objektet pa leje, një restorant në pronësi të familjes së një agjenti të BKH-së, u shkrumbua nga zjarri. S iç pronarja Aida Gjeçaj thotë, investimi ishte sipas procedurave ligjore. Por gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, gjithçka u shkrumbua.
Flakët përpinë një strukturë ekologjike, sipër me panele diellore, e në brendësi të tij për shërbim restoranti. Bujtinat e familjes ngjitur me këtë strukturë, nuk u prekën nga zjarri.
"Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Theth, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit P. Gj. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëmë materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.", njofton policia.
Pronarja me letra e restorantit, thotë se ndodhej në Tiranë, kur fqinjët e njoftuan që biznesi i familjes së saj u dogj.
"Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore. Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë. Gjithsesi ka ardhur, ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina. Nuk ka pasur dëme në njerëz", thotë ajo.
Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por i gjithë investimi u bë shkrumb e hi. Dëmi mund të llogaritet deri në 150 mijë euro. Ajo thotë se nuk kanë ndërtuar asnjë gjë pa leje dhe se bujtinat e tyre nuk ishin në listën e objekteve që do të shemben nga IKMT. Kërkoi gjithashtu që drejtësia të zbardhë ngjarjen.
"Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma. Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje", thotë ajo.
Aida Gjeçaj thotë se është konfirmuar nga ekspertët që nuk kemi të bëjmë me një shkëndijë elektrike.
"Nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime. Nuk e di ku ta vë gishtin. nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha. Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët", thotë ajo.
Thotë se ka besim te drejtësia, e këtë fakt e lidh edhe me bashkëshortin e saj Petrit Gjeçaj është agjent i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk ka ende ndonjë pistë konkrete që zjarri të ketë lidhje me detyrën e tij.
"Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë.", thotë ajo.
Familja Gjeçaj ka mbi 15 vite që operon në sektorin e turizmit në Theth, ndër bujtinat e para që kanë promovuar fshatin turistik.
Çifti Petrit dhe Aida Gjeçaj, restoranti i të cilëve u shkrumbua totalisht nga flakët në orët e para të mëngjesit në Theth, nuk janë të panjohur. Petrit Gjeçaj është oficer pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa bashkëshortja e tij, Aida ka qenë e ftuar më herët në podcastin me kryeministrin Edi Rama.
Restoranti “Villa Gjeçaj” u shkrumbua totalisht nga flakët. Aida Gjeçaj, duke folur për mediat, tha se ekspertët kanë përjashtuar si shkak shkëndijën elektrike, duke hedhur dyshime se mund të ketë qenë e qëllimshme. Ajo tha se nuk e di se kush mund ta ketë bërë pasi nuk kanë konflikte me askëd.
Ngjarja vjen në një kohë kur fadromat në një zonë të mirë të Thethit janë duke shembur disa ndërtime pa leje. E pyetur nëse zjarri lidhet me aksionin në Theth, ajo tha se është një “koincidencë e keqe”, duke nënkuptuar kështu se zjarri mund të jetë vendosur nga persona të tjerë të cilëve u janë prishur shtëpizat e tyre nga shteti.
Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj në Theth, thotë se ekspertët kanë përjashtuar si shkak shkëndijën elektrike. Në një prononcim për mediat, ajo thekson se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro, dhe se vjet kishin përfunduar punimet. Restoranti, thotë pronarja, ishte i pajisur gjithashtu edhe me panele diellore.
Gjeçaj hedh gjithashtu dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa thotë se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri. Thotë se nuk ka ndërtuar asnjë pa leje dhe se objektet e saj nuk ishin në listën e objekteve që do të shemben nga IKMT. Më tej, shton se pret që drejtësia të bëjë punën e vet dhe të zbardhë ngjarjen.
"Nuk kam dijeni. Pasi mbrëmë isha në Tiranë për punë administrative. Kur më kanë njoftuar në dy të natës se kishte rënë zjarr në subjektin tim. Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore. Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë. Gjithsesi ka ardhur, ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Falë zotit jemi mirë sa i përket jetëve njerëzore ndërsa hekurat shkojnë dhe vijnë. Restoranti është në pronësinë time si Aida Gjeçaj. Kemi mbi 15 vite që operojmë në këtë sektor. Ndër bujtinat e para që kemi punuar dhe promovuar Thethin në këto vite. E vetmja gjë që ekspertët kanë konfirmuar është se energjia elektrike nuk është shuar edhe pse godina kishte marrë flakë, gjë që përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrike. Kështu që për shkaqe të tjera nuk kam dyshime, sepse nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime. Nuk e di nga se mund të ketë ardhur. Kemi vetëm 5 dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Nuk e di ku ta vë gishtin.
Nuk e di, koeicidenca është e keqe. Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha. Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma. Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje. Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë. Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë.", thotë ajo.
Komente

Sa tja prishte shteti si ndertim pa leje I ka vu zjarrin vete dhe e ka te siguruar merr demshprblim nga siguracioni ! Bravo I zgjuar !
PërgjigjuBujtina nuk ishte në listë për tu prishur, kishte dukumenta të rregullta.
Nese nuk e gjen dot BKH kriminelin qe i ka ven zjarrin cfar mund te presim nga tjeret?
PërgjigjuKshu eshte kur spiunon shoket Kush i ben gropen shokut Bie vete brenda !!!
PërgjigjuSa me ma shemb shteti , ma mire I fus flaken vet , e masi te ikun fadromat ja fus rikosteuksion e kam pas lokalin e sigurum
Përgjigju