Një makinë e tipit “Fiat” është përfshirë nga flakët në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës, ku si pasojë është djegur plotësisht.
Makina është pa targa dhe mësohet se ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh.
Dyshohet që zjarrëvënja të ketë qenë e qëllimshme.
Banorët e zonës njoftuan zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve , por kur makina është djegur plotësisht.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit që i ka vendosur flakën.
Komento