Shmanget konflikti i interesit, gjyqtari nuk do të japë masën për të arrestuarin shok fakulteti

1 Mars 2020, 15:15| Përditesimi: 1 Mars 2020, 15:26

  • Share

1582998749_betimshkupi.jpg

Betim Shkupi, Henri Çili

I vetmi për të cilin prokuroria e Përmetit nuk kërkoi masë sigurimi personal, është Betim Shkupi administrator i pronave të Henri Çilit. Masa ndaj tij do të jepet nga një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani në nisje të seancës tha që e ka pasur shokë klase në fakultet Shkupin. Kështu, për të shmangur konfliktin e interesit, për të masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar.  Kërkesa për një gjyqtar tjetër pritet të shqyrtohet dhe deri në caktimin e tij, ka shumë gjasa që vendimi për masën e sigurisë për Betim Shkupin të jepet të hënën.


Lajmi kryesor:

Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?