Igli Madani, 22-vjeçari që drejtonte mjetin ‘Audi’ A8 që shkaktoi aksidentin tragjik në ditë më parë në Vlorë ku u shua një familje, ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. 22-vjeçari ka mbetur gjithashtu i plagosur nga aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në kirurgji me diagnozën politraumë.
Gjendja e tij është e stabilizuar por nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve. Ndërkohë dy miqtë e tij që ishin me të në makinë gjatë aksidentit janë në gjendje më të lehtë. Njëri prej tyre po trajtohet në spital privat dhe tjetri është dërguar në shtëpi pasi nuk kishte lëndime serioze.
Igli Madani është një emër i njohur për policinë. Ai kishte marrë patentën prej 3 vitesh, dhe gjatë kësaj kohe regjistron të ketë marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar, 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.
Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë "Fork Lift Albania", që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Ndërkohë rezulton se automjeti 'Audi A8', me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo djalit të tij.
Ditën e djeshme për shkak të shpejtësia skëterrë me të cilinë Madani po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi”, ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë ku një familje, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbyllën sytë përgjithmonë që udhëtonin me automjetin tip “Toyota”, ndërsa mbetën të plagosur vetën i riu së bashku me dy shokët e tij.