Tiranë/ Shoku i përdhunoi të bijën, reagon i ati i 11-vjeçares së abuzuar: Terollin e njoh prej vitesh, vajza është e traumatizuar

16 Nëntor 2022, 20:33| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 21:57

  • Share

1668627288_sexualassaultlawyermormonchurchsexabusewhatisthemormonchurchsayingaboutsexualabuseclaims.jpg

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht.

I ati tha se e bija për është e traumatizuar dhe e frikësuar dhe se shokun e tij e njihte prej vitesh.

Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.- tha i ati. 

-Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

-Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë./TCH


Lajmi kryesor:

Përdhunoi të bijën e shokut pasi e gjeti vetëm në shtëpi, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë! I ati: Vajza është e traumatizuar (EMRI+FOTO)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?