Shoqata e transportit: Të rritet çmimi i biletës së autobusit në 80 lekë

8 Mars 2022, 09:48| Përditesimi: 8 Mars 2022, 10:46

  • Share

Shoqata e transportit ka prezantuar një kërkesë të re ku thotë se duhet të rritet çmimi i biletës në 80 lekë, pasi sipas kjo është e vetmja zgjidhje për të shmangur falimentimin. 

"Operatorët nuk janë në gjendje të operojnë me 100% të kapacitet, secili operator ka vendosur të me 20, 30, 70% të kapacitetit, edhe nafta është rritur, asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar, nëse vazhdojmë kështu kapitullimi i transportit do të jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Edhe hekurudha shqiptare ndërpreu shërbimin për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ne konkretizuam pikat që na duhet që të shpëtojmë nga kjo krizë, rritja e çmimit të biletës, çdo çmim tjetër është rritur, çmimi për të të përballuar këtë krizë është llogaritur diku te 80 lekë për biletë një përdorimshsme, kur ka qenë Rama dhe Basha në krye të bashkisë çmimi ishte përllogaritur në 50%", tha përfaqësuesi i Shoqatës së Transporteve.

 

Një tjetër përfaqësues tha se kërkesa për rritjen e çmimit ka ardhur si pasojë e mungesës së një ndihme konkrete nga ana e autoriteteve përgjegjëse.

"Rritja vjen në vijim të mungesës së plotë nga organet përgjegjëse të një ndihme konkrete, nuk e kishim kërkuar rritjen e çmimit të biletës, por kjo është zgjidhja për shmangur falimentimin, nëse çmimi nuk do rritet do të shkojmë drejt mbylljes totale të shërbimit", tha përfaqësuesi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rritja e çmimit të naftës, transporti urban në Tiranë ul numrin e autobusëve në qarkullim: Të rritet çmimi i biletës në 80 lekë ose do falimentojmë brenda 3 ditësh


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?