Arrestimi i Fredi Belerit, Ministria e Jashtme e Greqisë urdhëron Ambasadoren të takojë ministren Xhaçka

12 Maj 2023, 08:36| Përditesimi: 12 Maj 2023, 09:11

  • Share

1683867553_finalprojekt.00384917.Still036.jpg

Pas arrestimit të kandidatit të opozitës për Himarën, Fred Beleri ka reaguar ministria e jashtme greke. Ambasadorja greke është udhëzuar nga Dendias të takojë Xhaçkën.

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”- thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Belerit, reagon Kryeministri grek: Të lirohet menjëherë dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Dendias: Kemi njoftuar BE-në


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?