Agim Demrozi, presidenti i Egnatias (qendër)

Shorti i gjysmëfinaleve, presidenti i Egnatias: Synojmë Europën, mund të fitojmë Kupën

30 Mars 2023, 11:49| Përditesimi: 30 Mars 2023, 11:50

  • Share

Egnatia luan me Vllazninë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në 26 prill rrogozhinasit përballen në Shkodër, teksa presin në shtëpi kuqeblutë në 11 maj për ndeshjen e kthimit. Pas shortit që u hodh sot, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi ka vendosur në pah cilësitë e ekipit të tij.

"Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni parë Egnatian që është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës. Objektivat i kemi shpallur që në fillim të kampionatit që është Europa. Pastaj se nga vjen, nga kampionati ose nga Kupa, mirë se të vij. E prisnim këtë reagim të skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar shumë për këtë ditë", tha fillimisht Demrozi.

Ambicioz te Egnatia, teksa kërkojnë Europën nga Kupa ose kampionati.

"Ne jemi aty dhe luajmë shanset tona deri në fund. Edhe mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi. Shpresojmë që të mbajmë vendin e tretë. Kukësi është një ekip i fortë. Ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë edhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë. Shkodër apo Rrogozhinë? Nuk ka diferencë. Ekipet janë të gjitha njëlloj dhe ndeshja e parë në Shkodër më mirë që e kemi jashtë fushe. Presim ndeshjen e dytë që e kemi në fushën tonë", tha kreu i rrogozhinasve.


Lajmi kryesor:

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sfidat gjysmëfinale! Përballje të forta në fushë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?