Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sfidat gjysmëfinale! Përballje të forta në fushë

30 Mars 2023, 11:05| Përditesimi: 30 Mars 2023, 17:18

  • Share

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot dy çiftet e fazës gjysmëfinale. Vllaznia luan me Egnatian dhe Tirana përballet me Teutën.

Në ambientet e stadiumit "Air Albania", Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar shortin e lirë, teksa nga goglat janë zbardhur edhe ndeshjet e mësipërme. Përballjet e para për gjysmëfinalet do luhen në 26 prill dhe ndeshjet e kthimit në 11 maj.

Në bazë të rezultatit të këtyre ndeshjeve, do përcaktohen edhe dy skuadrat finaliste që do përballen në finalen e madhe të 1 qershorit në "Air Albania".

Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë Kupën. Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.

Pas hedhjes së shortit, për mediat folën përfaqësues të klubeve.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet gjysmëfinale:

26 prill ndeshjet e para

Vllaznia - Egnatia

Tirana - Teuta

11 maj ndeshjet e kthimit

Egnatia - Vllaznia

Teuta - Tirana

Pas shortit, për mediet foli drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani. Sipas tij, Tirana e ka të fituar kampionatin dhe kërkon edhe Kupën.

"Të them të drejtën të tre skuadrat ishin të forta. Është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse të dyja ndeshjet të çojnë në finale. Ka një tjetër specifikë Kupa, që e arrin shumë shpejt një trofe. Nuk është si kampionati që janë shumë ndeshje. Do ta vlerësojmë në maksimum dhe besoj se do të dalim me sukses. Të them të drejtën, si stafi dhe unë mendojmë se titullin kampion e kemi të fituar. Besoj se do të ishte e bukur që të fitonim edhe Kupën. Mendoj që Tirana qëkur është krijuar gjithmonë e ka pasur bindjen e saj që titulli kampion edhe Kupa duhen fituar", tha korçari.

Më pas Osmani u ndal edhe te dëmtimet, teksa tregoi arsyen se përse skuadra nuk luan në "Air Albania", por është zhvendosur në kryeqytet.

"Pak a shumë e dini dëmtimin e Patrick. Besoj që Abazajn ta kemi gati. Gjithmonë ne jemi bazuar te elementët e rinj që ne besojmë shumë që kanë një të ardhur shumë të ndritur përpara, jo vetëm te Tirana, por edhe jashtë kufijve. Është marrë një vendim që stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbyllur për shkak të problemeve që ndodhën në derbi. Normalisht që ne kemi luajtur dhe ndeshje të tjera në Elbasan. Vërtet fusha është fantastike. Ambienti pothuajse është njësoj. Nuk besoj se do të ketë problem", përfundoi Osmani.

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani tha se ekipi i tij do jetë në finalen e Kupës.

"Mendoj se të katërt skuadrat janë të forta. Vetë kampionati e ka treguar se diferencat janë të vogla. Egnatia ka treguar gjatë kampionatit që ka stabilitet dhe ka lojtarë cilësorë. Por Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale. Shpresoj që ky është momenti që Vllaznia të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë", tha Sinani

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi ka vendosur në pah cilësitë e ekipit të tij.

"Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni parë Egnatian që është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës. Objektivat i kemi shpallur që në fillim të kampionatit që është Europa. Pastaj se nga vjen, nga kampionati ose nga Kupa, mirë se të vij. E prisnim këtë reagim të skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar shumë për këtë ditë", tha fillimisht Demrozi.

Ambicioz te Egnatia, teksa kërkojnë Europën nga Kupa ose kampionati.

"Ne jemi aty dhe luajmë shanset tona deri në fund. Edhe mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi. Shpresojmë që të mbajmë vendin e tretë. Kukësi është një ekip i fortë. Ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë edhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë. Shkodër apo Rrogozhinë? Nuk ka diferencë. Ekipet janë të gjitha njëlloj dhe ndeshja e parë në Shkodër më mirë që e kemi jashtë fushe. Presim ndeshjen e dytë që e kemi në fushën tonë", tha kreu i rrogozhinasve.

Ora 12:39
'Tirana e ka të fituar kampionatin', Tefik Osmani: Duam edhe Kupën! Ja pse s'luajmë në 'Air Albania'

Tirana luan me Teutën në gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë. Shorti i hedhur sot nga FSHF-ja, vendosi përballë dy skuadrat. Dueli i parë luhet në 26 prill me Tiranën pritëse, teksa në 11 maj ndeshja e kthimit në "Niko Dovana". Pas shortit, për mediet foli drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani. Sipas tij, Tirana e ka të fituar kampionatin dhe kërkon edhe Kupën.

"Të them të drejtën të tre skuadrat ishin të forta. Është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse të dyja ndeshjet të çojnë në finale. Ka një tjetër specifikë Kupa, që e arrin shumë shpejt një trofe. Nuk është si kampionati që janë shumë ndeshje. Do ta vlerësojmë në maksimum dhe besoj se do të dalim me sukses. Të them të drejtën, si stafi dhe unë mendojmë se titullin kampion e kemi të fituar. Besoj se do të ishte e bukur që të fitonim edhe Kupën. Mendoj që Tirana qëkur është krijuar gjithmonë e ka pasur bindjen e saj që titulli kampion edhe Kupa duhen fituar", tha korçari.

Më pas Osmani u ndal edhe te dëmtimet, teksa tregoi arsyen se përse skuadra nuk luan në "Air Albania", por është zhvendosur në kryeqytet.

"Pak a shumë e dini dëmtimin e Patrick. Besoj që Abazajn ta kemi gati. Gjithmonë ne jemi bazuar te elementët e rinj që ne besojmë shumë që kanë një të ardhur shumë të ndritur përpara, jo vetëm te Tirana, por edhe jashtë kufijve. Është marrë një vendim që stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbyllur për shkak të problemeve që ndodhën në derbi. Normalisht që ne kemi luajtur dhe ndeshje të tjera në Elbasan. Vërtet fusha është fantastike. Ambienti pothuajse është njësoj. Nuk besoj se do të ketë problem", përfundoi Osmani.

Ora 11:58
Sinani 'anashkalon' Egnatian: Vllaznia shkon në finale, 'luftojmë' në dy fronte

Vllaznia - Egnatia luajnë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në 26 prill përballja e parë luhet në Shkodër, teksa rrogozhinasit presin në shtëpi kuqeblutë në 11 maj për ndeshjen e kthimit. Pas shortit të hedhur sot, për mediat foli drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani. Për të, Vllaznia do jetë në finalen e Kupës.

"Mendoj se të katërt skuadrat janë të forta. Vetë kampionati e ka treguar se diferencat janë të vogla. Egnatia ka treguar gjatë kampionatit që ka stabilitet dhe ka lojtarë cilësorë. Por Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale. Shpresoj që ky është momenti që Vllaznia të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë", tha Sinani fillimisht.

Ish-bomberi i Superligës tha se skuadra shkodrane do luftojë në të dyja frontet, si në Kupë ashtu edhe në kampionat. Vllaznia e ka fituar dy herë trofeun e Kupës në dy edicionet e fundit.

"Duhet bërë maksimumi te të dyja frontet. Nuk di të them cila është më e arritshmja, por di të them  që do luftojmë maksimalisht. Kemi 20 e ca lojtarë në dispozicion. Kontingjenti është i mirë, kështu pse të mos pretendojmë në të dyja frontet. Jam te ekipi i zemrës. Roli i drejtorit sportiv? Jam në pozicion që klubi më ka treguar respekt karshi meje. Kështu që ndihem mirë", tha ish-bomberi shkodran.

Ora 11:49
Shorti i gjysmëfinaleve, presidenti i Egnatias: Synojmë Europën, mund të fitojmë Kupën

Egnatia luan me Vllazninë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në 26 prill rrogozhinasit përballen në Shkodër, teksa presin në shtëpi kuqeblutë në 11 maj për ndeshjen e kthimit. Pas shortit që u hodh sot, presidenti i Egnatias, Agim Demrozi ka vendosur në pah cilësitë e ekipit të tij.

"Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni parë Egnatian që është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës. Objektivat i kemi shpallur që në fillim të kampionatit që është Europa. Pastaj se nga vjen, nga kampionati ose nga Kupa, mirë se të vij. E prisnim këtë reagim të skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar shumë për këtë ditë", tha fillimisht Demrozi.

Ambicioz te Egnatia, teksa kërkojnë Europën nga Kupa ose kampionati.

"Ne jemi aty dhe luajmë shanset tona deri në fund. Edhe mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi. Shpresojmë që të mbajmë vendin e tretë. Kukësi është një ekip i fortë. Ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë edhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë. Shkodër apo Rrogozhinë? Nuk ka diferencë. Ekipet janë të gjitha njëlloj dhe ndeshja e parë në Shkodër më mirë që e kemi jashtë fushe. Presim ndeshjen e dytë që e kemi në fushën tonë", tha kreu i rrogozhinasve.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?