FOTO/ Shpallen fituesit për 2 projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve! Godinat për institucionet publike në disa zona të Tiranës

17 Shtator, 20:14| Përditesimi: 17 Shtator, 22:00

  • Share

Juria ndërkombëtare zgjodhi sot studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Për grupin e parë, për lotin e parë, për strukturën administrative u zgjodhën studiot COLDEFY (Francë).

“Fasada është skematike dhe sugjerojmë ta hapni në të ardhmen. Ndërtesa juaj nuk është zgjedhur vetëm nga juria po dhe nga personat që do të punojnë aty”, u shpreh kreu i jurisë.

Për lotin e 2 u zgjodhën studiot ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA).

Për grupin e dytë për lotin një dhe dy u zgjodh studio BAUKUH (Itali).

Ndërtimet do të bëhen në disa zona të Tiranës, tek Parku Olimpik te Komuna e Parisit, tek Harry Fultz, pranë ATSH-së dhe në zonën e 21 dhjetorit.

Studiot pjesëmarrëse në konkurs për projektimin e godinave për administratën publike janë Andrea Caputo (Itali) dhe So-il (SHBA), Coldefy (Francë), Embt Architects (Spanjë), Snohetta (Norvegji), Zaha Hadid Architects (Britani e Madhe), Archi-Tectonics (SHBA), Architecture Studio (Francë), Baukuh (Itali), Cook Research (Britani e Madhe), Mad Office (SHBA).

Miliona euro që paguhen aktualisht nga buxheti i shtetit qira për zyrat dhe institucionet publike do të kursehen. Qeveria i ka hapur rrugë një tjetër mënyre për shfrytëzimin e pronës publike, duke çelur garën ndërkombëtare për ndërtimin e godinave të reja që do të shfrytëzohen për administratën shtetërore dhe shërbime të tjera.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gori: 18/09/2024 08:27

    Ske nevoj or bajg ke plot per ge senuestruar puna e qiras te privstit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?