Një 29-vjeçar i identifikuar si R.Z., është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi i dogji automjetin Rushit Imerit. Për pasojë u dogj dhe një tjetër makine ngjitur, në pronësi të M.Ç.
Mjeti furgon tip “Mercedes kamionçinë", me targa Vl0463D u përfshi nga flakët rreth orës 02:33 të 17 majit. Mbetet e paqartë arsyeja përse i riu i ka djegur mjetin.
Imeri merrej me grumbullim skrapi. Furgoni ishte parkuar në afërsi të banesës së Imerit në lagjen “4 Heronjtë”. Pronari i makinës ka zbuluar se kjo është hera e dytë që i digjet furgoni dhe thotë se dyshon që e ka bërë i njëjti person.