Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol i ka 'mbijetuar' shkarkimit nga posti pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligjvënësit e partisë në pushtet sot.
Një numër ligjvënësish u larguan nga parlamenti përpara votimit për të fajësuar Presidentin Yoon mbi vendimin e tij, për të vendosur një periudhë afatshkurtër të ligjit ushtarak në fillim të kësaj jave. Vetëm dy mbetën brenda, ndërsa deputeti qeverisës që u kthye votoi kundër mocionit.
Jashtë sallës kryesore, deputetët e opozitës u dëgjuan duke bërtitur: "Shkoni brenda [dhomës] frikacakë".
Nëse votimi dështon sot, data tjetër e disponueshme që ligjvënësit mund të votojnë për shkarkimin e Yoon është e mërkura, 11 dhjetor.
Ligjvënësi që u kthye, Kim Sang-wook, përshkroi gjendjen e tij të vështirë, duke u thënë gazetarëve në Asamblenë Kombëtare se ai beson se konservatorizmi që "mbron Republikën e lirë të Koresë" duhet të ruhet.
Ndërsa më tej Kim Sang-wook thotë se e kishte dëgjuar deklaratën e presidentit kur kërkoi falje, duke shtuar se do t'i besonte partisë që të përgjigjej.
“ Dua të besoj në fjalët e tij”, tha Kim.
Lajmi kryesor:
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
Xh.K/E.H/ReportTv.al