Gent Strazimiri ka reaguar për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe duke thënë se është ‘qokë’ që dëshmon se është kthyer në koloni të George Soros.
Sipas tij vendimi vjen nga një kabinet i shkarkuar ndërsa Amerika dhe Britania nuk kanë lidhje fare dhe përdor shprehjen “Zoti nuk është mace me të grric”.
"Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, madje me iniciativë të vetë ministrave anëtarë, është një "qokë" që dëshmon vetëm se: *Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros. Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!
Kur kujtoj "misionin britanik" dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje...?! "Zoti nuk është mace me të grric", thotë populli", shkruan Strazimiri.
Lajmi kryesor: