Testi i alkolit

Kronikë

Shpejtësi e lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar

18 Mars, 14:50| Përditesimi: 18 Mars, 17:26

  • Share

VLORË-Policia Rrugore në Vlorë pas kontrolleve të zhvilluara gjatë javës ka arrestuar 9 shoferë, ndërsa janë vendosur mbi 1200 gjoba.

Sipas policisë, janë arrestuar: E. B., 45 vjeç, banues në Itali, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Kosova”, Vlorë. F. R., 45 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin Peshkëpi - Vlorë. D. Ç., 42 vjeç, banues në Belgjikë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Dhimitër Konomi”, Vlorë dhe J. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin Vlorë - Fier.

Masat administrative:

-1200 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë

-4 leje drejtimi të pezulluara

-99 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit

-57 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse

-36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit

-15 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

-279 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-110 masa për parakalime të gabuara

-228 masa për ndalim/qëndrim të gabuar

-443 masa për shkelje të tjera

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?