25 shpendë oborri janë asgjësuar këtë të martë në fshatin Aliban të njësisë Novoselë në Vlorë. Një ditë pas konfirmimit të gripit të shpendëve, fshati është futur në karantinë, ndërsa nuk do të lejohet tregtia në tregun e Novoselës.
‘Një fermë oborri nga monitorimi ka rezultuar pozitive një patë por të gjithë situata e shpendëve të tjerë që kjo fermë ka është e shëndetshme pasi shpendët e ujit mund të jenë rezervuar për mbajtjen e këtij virusi, që është rrezik potencial për të infektuar pulat, por, vetë nuk preken nga ky virus. Në bazë të protokolleve që kemi sipas planit të kontigjences ne eleminuam të gjithëshpendët e kësaj ferme.’- tha kreu i veterinarisë Adil Kojdheli.
Mjeku veterinar tregon rreziqet dhe mënyrën e përhapjes së sëmundjes.
‘I kemi marrë të gjithë masat si Drejtori sidomos në Lagunën e Nartës. Gjithmonë duhet të jetë i vetëdijshmë ketë kujdes konsumatori të dëgjojë këshillat e shërbimit veterinar duke i zier, duke patur kujdes në manipulimin që mund t’u bëhet ushqimeve’- tha mjeku.
Ky është rasti i parë i gripit të shpendëve në Vlorë, ndërsa në gjithë vendin numërohen 5 vatra.