Kronikë

Shpërndanin euro të falsifikuara në Vlorë, 2 në pranga, një nën hetim

11 Mars, 12:21| Përditesimi: 11 Mars, 12:40

  • Share

Vlorë- Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi siguronin euro të falsifikuara dhe i fusnin në treg. Ndërkohë një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.

Siç bëhet me dije në njoftimin e policisë të rinjtë  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se 24-vjeçari siguronte kartëmonedha false nga dy të arrestuarit dhe më pas i fuste në treg duke i përdorur për blerje në biznese të ndryshme të zonës.

“Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. T., 25 vjeç, banues në Skrapar;

B. S., 35 vjeç, banues në Përmet.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi T. K., 24 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet më tej në njoftim.

Operacioni u kodua “Fake Cash”.

Gjatë operacionit u sekuestrua  një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?