Dozat e kanabisit të sekuestruara nga policia

Shpërndanin kanabis në rrugën 'Kongresi i Tiranës', arrestohet 22-vjeçari, në kërkim shoku i tij

17 Qershor 2020, 16:45| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 16:54

  • Share

Një i ri i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë është arrestuar nga policia, ndërsa në kërkim është shpallur shoku i tij.

Blutë e kryeqytetit thonë se në kuadër të një operacioni antidrogë, u arrestua 22-vjeçari R.M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

"Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. G. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa, në rrugën "Kongresi i Tiranës" dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga shtetasi R. M", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike kanabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasve R. M. dhe D. G.

Komento

Komente

  • Loti: 17/06/2020 21:19

    Nuk i intereson njeriut ae kush pi hashash ne lagje. Lerini nacut rehat se esht kohe pandemie. Asnje ska vdekur dhe asnje nuk behet i dhunshem nga konsumi hashashit. Shteti policesk po kalb ne burg rinin per dicka qe bota po fillon ta toleroj dhe legalizoj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?