Lihen në burg 7 të rinjtë e famshëm të TikTok, shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës! Pjesë e dy grupeve kriminale

10 Prill 2023, 12:44| Përditesimi: 10 Prill 2023, 15:00

  • Share

DURRËS- Të rinjtë e famshëm të TikTok që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth janë lënë të gjithë në burg. Ata dolën sot para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe për shtatë prej tyre gjykatësi vendosi masën ‘arrest me burg’, ndërkohë për 24-vjeçaren Kristel Balla gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’. Të rinjtë, pjesë e dy grupeve kriminale, ranë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit. Në burg janë lënë, Gentian Muça, Tani Muça, Amonali Halili, Alban Vela, Ergi Curri, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku.

Dëshmitë e tyre në gjyq kanë qenë kontradiktore dhe në mospërputhje me provat që ka në duar organi i akuzës. Edhe pse të rinjë e TikTok nuk kanë pranuar se kanë shitur kokainë, në fakt të infiltruarit e policisë bënë blerje të simuluar tek anëtarët e këtyre dy grupeve kriminale.

Nga ana tjetër, nëna e 17-vjeçarit me iniciale A.V, për Report Tv e pranon se i biri ishte shpërndarës, por dyshon se të birin e kanë implikuar më të rriturit e grupit.

"Unë i thoja të mos merrej, por ia mbushnin mendjen ata të mëdhenjtë, e merrnin ato kokat e mëdha. E kanë përdor si leckë. Nuk e di çfarë bënte çuni, shpërndante", tha ajo për Report Tv.

Të gjithë të rinjtë ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ata promovonin jetën luksi e makina luksoze në TikTok e Instagram. Njëri prej tyre, Stivi Bulku ka marrë pjesë në serialin ‘Aventurierët’ dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa Kristel Balla ka rreth 5 mijë ndjekës në Tik Tok dhe 17 mijë ndjekës në Instagram.

Të gjithë dyshohet se furnizoheshin tek Gentian Muça, 48 vjeç, i dënuar më parë për trafik dhe që përdorte tre emra të tjerë për të humbur gjurmët, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Drogën që merrnin nga Muça ata e shpërndanin në lokalet e natës. Gjatë dy operacioneve policore u sekuestruan 1 pako kokainë, me peshë 130 gramë, 40 doza kokainë, 3 automjete, 2 prej tyre luksoze dhe 96 mijë lekë e disa shuma në euro, franga dhe paund

Arrest me burg për 
-Gentian Muça, 48 vjeç
-Tani Muça, 43 vjeç
-Amonali Halili, 24 vjeç
-A.V, 17 vjeç
-Ergi Curri, 25 vjeç
-Gentian Konesha, 23 vjeç
-Stivens Bulku, 24 vjeç

Detyrim paraqitje
-Kristel Balla, 24 vjeç

Ora 13:55
Shpërndante kokainë me të rinjtë e famshëm të TikTok, nëna e 17-vjeçarit flet për Report Tv: Ai vetëm e shpërndante, drogën e siguronin ‘kokat’ e mëdha

Nëna e 17-vjeçarit A.V.,, i cili u arrestua nga Policia e Durrësit për shpërndarjen e kokainës bashkë me të rinjtë e famshëm të TikTok, ka folur jashtë kamerave për Report Tv. Ajo i tha gazetarit, Aldo Mustafa se i kishte thënë disa herë djalit të saj që të mos merrej me shpërndarjen e drogës, por pjesa tjetër e grupit ia kishte mbushur mendjen. Ajo thotë se 17-vjeçari kishte rolin e shpërndarësit, ndërsa droga sigurohej nga ‘kokat’ e mëdha.

“Unë i thoja të mos merrej, por ia mbushnin mendjen ata të mëdhenjtë, e merrnin ato kokat e mëdha. E kanë përdor si leckë. Nuk e di çfarë bënte çuni, shpërndante. Burrin e kam pa këmbë, vet në punë, djalin tjetër e kam të vogël, gocën të martuar, çunin tjetër e kam në Spanjë. Veç po u mor çuni në Spanjë me këtë. Atë ditë më morën në telefon dhe më thanë hajde se e kanë kap çunin. Unë i thashë që e kam lënë në shtëpi, jo më thanë hajde se e kanë kapur. Kisha disa herë që e mbyllja të mos dilte më, sepse përfundonte duke u përdorur nga këta", tha nëna e 17-vjeçarit për Report Tv,

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 10/04/2023 14:36

    Mush burgjte ma zi ne kohe te PPSH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?