Nëna e 17-vjeçarit A.V.,, i cili u arrestua nga Policia e Durrësit për shpërndarjen e kokainës bashkë me të rinjtë e famshëm të TikTok, ka folur jashtë kamerave për Report Tv. Ajo i tha gazetarit, Aldo Mustafa se i kishte thënë disa herë djalit të saj që të mos merrej me shpërndarjen e drogës, por pjesa tjetër e grupit ia kishte mbushur mendjen. Ajo thotë se 17-vjeçari kishte rolin e shpërndarësit, ndërsa droga sigurohej nga ‘kokat’ e mëdha.
“Unë i thoja të mos merrej, por ia mbushnin mendjen ata të mëdhenjtë, e merrnin ato kokat e mëdha. E kanë përdor si leckë. Nuk e di çfarë bënte çuni, shpërndante. Burrin e kam pa këmbë, vet në punë, djalin tjetër e kam të vogël, gocën të martuar, çunin tjetër e kam në Spanjë. Veç po u mor çuni në Spanjë me këtë. Atë ditë më morën në telefon dhe më thanë hajde se e kanë kap çunin. Unë i thashë që e kam lënë në shtëpi, jo më thanë hajde se e kanë kapur. Kisha disa herë që e mbyllja të mos dilte më, sepse përfundonte duke u përdorur nga këta", tha nëna e 17-vjeçarit për Report Tv,
Lajmi kryesor:
Lihen në burg 7 të rinjtë e famshëm të TikTok, shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës! Pjesë e dy grupeve kriminale
SI.E./ReportTv.al