Lavdosh Metaj, 39-vjeçari, ish-efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës është dënuar me 5.4 vjet burg nga Gjykata e Sarandës për veprën penale të "Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vite burg.
Metaj u arrestua më 12 qershor të një viti më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, bën me dije se gjatë hetimit disa mujor ka rezultuar që efektivi shpërndante drogë në ambiente të populluara argëtimi me muzikë.
Gjatë kontrollit, 39-vjeçarit iu gjetur me vete 11 doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike. Këtë veprimtari të kundraligjshme, sipas SHÇBA efektivi e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj. Në rrjetin social të efektivit shfaqej se bënte një jetë luksoze mes brandeve të veshjeve dhe jetës së luksit.