Foto ilustruese

Jo vetëm Fredi Beleri në burg, një tjetër kandidat për eurodeputet në Greqi arrestohet pasi shpërndante fletë votimi të plotësuara

9 Qershor, 18:54| Përditesimi: 9 Qershor, 20:10

  • Share

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një kandidat për eurodeputet në rajonin e Rodopit, teksa ai dyshohet se shpërndante fletë votimi të plotësuara.

Konkretisht, kandidati për eurodeputet po shpërndante fletë votimet e plotësuara të pakicës, Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB) me të cilën ishte kandidat për eurodeputet.

Kjo ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në Myrtiski sot në mesditë. Nuk dihet se sa fletë të plotësuara votimi ka arritur kandidati të shpërndajë.

Pas arrestimit është dërguar në Komisariat dhe më pas nesër do të paraqitet në Prokurori. KIEF më së shumti përfaqëson minoritetin mysliman në verilindje të Greqisë.

Ky rast ngjan me rastin e arrestimit të Fredi Belerit në Shqipëri në zgjedhjet e 14 majit pasi operacioni të SPAK dhe policisë së shtetit që çoi në burg kandidatin e Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës.

Këtë çështje Greqia e ka kontestuar fuqishëm duke penguar edhe integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa tashmë vetë mes tyre ndodh diçka e tillë, kur një kandidat shpërndan lirisht në mes të rrugës fletë votimi të plotësuara.


Lajmi kryesor:

Votimi në Evropë: Gjermania, Franca dhe Austria fluturojnë djathtas! Macron shpall zgjedhjet e parakohshme, Le Pen: Gati për të ardhur në pushtet


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?