Foto ilustruese

Votimi në Evropë: Gjermania, Franca dhe Austria fluturojnë djathtas! Macron shpall zgjedhjet e parakohshme, Le Pen: Gati për të ardhur në pushtet

9 Qershor, 18:35| Përditesimi: 9 Qershor, 23:23

  • Share

Kanë mbërritur exit poll-et e para dhe projeksionet e para për zgjedhjet europiane. Partitë Popullore Europiane janë partia e parë e projektuar me më shumë vende në parlamentin europiane, e ndjekur nga social-demokratët, liberalët të Renew Europë që marrin vendin e tretë.

Në Francë, Fronti Nacional i Marine Le Pen e udhëhequr në këto zgjedhje nga Jordan Bardella mund të marrë dyfishin e votave të partisë së presidentit Emmanuel Macron.

Ky i fundit, pas projeksioneve të para foli me popullin francez duke njoftuar shpërndarjen e Asamblesë Kushtetuese dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme më 30 qershor dhe 7 korrik.

E djathta ekstreme në Austri p0o shkon drejt fitores si forcë e parë, ndërsa partia e Scholz në Gjermani, SPD drejt kolapsit pasi renditet e treta e parakaluar nga ekstremi i djathtë AfD. Qendrat e votimit në Itali ende nuk janë mbyllur dhe pritet të përfundojë votimi në orën 23:00.

Sot që ishte dita e fundit të zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bëri thirrje për të marr pjesë në votim, teksa ajo vetë votoi në Burrdorg, pranë Hanoverit, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj Heiko.

"Shkoni dhe votoni, le ta bëjmë Evropën më të fortë se kurrë", tha ajo.

Zgjedhjet për anëtarët e Parlamentit Europian filluan në datën 6 qershor, ndërsa dita e sotme (9 qershor) është edhe dita e fundit, ku pritet që të votojnë shumica e vendeve të BE.

Holandezët votuan të enjten, më 6 qershor, kjo u pasua nga Irlanda më 7 qershor dhe më pas Letonia, Malta dhe Sllovakia më 8 qershor. Republika Çeke dhe Italia votuan për dy ditë: përkatësisht 7-8 dhe 8-9 qershor.

Mosha minimale e votimit ndryshon, por për shumicën e vendeve evropiane është 18 vjeç. Për herë të parë në Gjermani lejohen të votojnë edhe të miturit, pasi mosha e votimit të vendit për zgjedhjet evropiane është ulur nga 18 në 16 vjeç. Kjo ka rritur numrin e votuesve me të drejtë vote në Gjermani nga rreth 61.5 milionë në vitin 2019 në pak më pak se 65 milionë këtë vit.

Gjithsej janë rreth 720 anëtarë të Parlamentit Evropian (PE) do të zgjidhen mes mijëra kandidatëve.

Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian. Parlamenti, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian. Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian  pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve.

Ora 23:22
Mbyllet votimi në Itali, fillon numërimi, udhëheq partia e Melonit

1717838742_giorgiameloni.JPG

Votimi ka përfunduar në Itali për zgjedhjet europarlamentare. Ndërkohë ka filluar numërimi.

Sipas exit polleve të Rai, partia e kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia konfirmohet si partia e parë midis 26-30% e ndjekur nga Partia Demokratike e cilan kalon mbi 20%. Më pas vijnë Forza Italia 9% dhe Lega Nord 8-10%.
 

Ora 23:02
Hungari/ Orban mbetet i pari, por opozita i afrohet ndjeshëm gati për ta sfiduar

1717967068_orban.JPG

Në zgjedhjet europarlamentare të mbajtura edhe në Hungari, partia e Victor Orban projektohet fituese.

Megjithatë krahasuar me zgjedhjet e tjera ajo ka një rënie me 9%.  

Për momentin partia e kryeministrit në pushtet, Fidesz projektohet me 44% të votave, e ndjekur nga forca politike Tisza e lindur pak kohë më parë me 32% të votave, parti e cila udhëhiqet nga ish-aleati i Orban, Petet Magyar. Ndërsa partitë e tjera janë nën 10%.

Ora 22:46
Beleri eurodeputet, në Himarë nis festa me fishekzjarre

 

Fredi Beleri me shumë mundësi do të jetë deputet në parlamentin europian, pasi për momentin renditet i treti mes kandidatëve më të votuar të Nea Demokracia në Greqi e cila do të çojë 7 deputetë në parlamentin e Brukselit.

Ndërkohë në Himarë ka nisur festa teksa kanë hedhur fishekzjarre dhe njerëzit janë jashtë duke festuar për Belerin, i cili ndodhet në burgun e Fierit pas hetimeve të SPAK për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit të 2023, ku Beleri ishte kandidat për bashkinë e Himarës.

Ora 22:42
Belgjikë, kryeministri De Croo humbet zgjedhjet politike dhe jep dorëheqjen

1717965842_gfassagsa.JPG

Alexander De Croo

Kryeministri belg Alexander De Croo (liberal) ka njoftuar dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme europiane të mbajtura sot.

Ora 22:22
Partitë Social Demokrate kryesojnë në Suedi e Rumani

1717964651_tyukrutyuyu.JPG

Partia Social Demokrate kryeson në Suedi me 23.1% dhe koalicioni midis socialdemokratëve dhe liberalëve ka 54% të votave të Rumani.

Shifrat e mësipërme janë publikuar nga Parlamenti Europian.

Në Suedi Partia e Moderuar ka 17.3% të votave, Partia Mjedisore me 15.7%, Demokratët Suedez (SD) me 13.9% dhe Partia e Majtë me 10.7%.

Ndërsa në Rumani në vend të dytë është partia e ekstremit të djathtë Aur, me 14%.

Ora 21:55
Von der Leyen për PPE: Fituam zgjedhjet, do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të djathtë dhe të majtë

1717962982_trjrjtrjtr.JPG

Partia Popullore është "forca më e madhe në Parlamentin Evropian dhe asnjë mazhorancë nuk mund të formohet pa PPE. Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të majtë dhe të djathtë. Do t'i ndalojmë".

Kështu kandidatja kryesore e EPP-së Ursula von der Leyen tha mbrëmjen e sotme.

"Ne i fituam zgjedhjet evropiane. Jemi partia më e fortë, spiranca e stabilitetit dhe ky është një mesazh i madh",- nënvizoi ajo.

Ora 21:33
Votimet në Greqi/ Nea Demokracia projektohet me 7 deputet në parlamentin europian, Fredi Beleri siguron një vend si i treti

Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi ka shkuar në 87%. Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Duhet thënë se për momentin, në përditësimin e fundit sipas mediave greke deri në 22:47 ishin numëruar 90% e votave për partitë pjesëmarrëse, ndërsa për deputet janë numëruar vetëm 22% e votave.

 

Ora 21:01
Projeksionet e para/ Partia Popullore Europiane udhëheq bindshëm duke lënë prapa social demokratët

1717959773_parlamentieuropian.JPG

Projeksionet e para të vendeve në parlamentin europian janë bërë publike pas votimeve 4 ditore që u mbyllën sot.

Duket qartë një avantazh i Partisë Popullore Europiane e cila projektohet me 181 vende në parlament, e ndjekur nga social demokratët me 135.

Sakaq, më tej vijnë liberalët e Renew Europe me 82. Një disfatë ka pësuar për momentin edhe forca e gjelbër me 55 vende.

Ora 20:28
Rezultat historik në Francë për Marine Le Pen dhe forcën e djathtë Fronti Nacional

1717957876_marinelepenbardeella.JPG

Sipas sondazheve të para të dala në Francë për zgjedhjet europarlamentare, sipas gazetës belge Le Soir, deputeti i Kuvendit Jordan Bardella dhe Marine Le Pen do të marrin 33-34% të votave. Lista e Emmanuel Macron do të merrte 14-15%. Kandidati i krahut të majtë, Raphael Glucksmann do të luhatej mes 12.5-14% të votave.

Ky është një rezultat historik për ekstremin e djathtë Fronti Nacional në Francë të udhëhequr nga Marine Le Pen dhe mbi të gjitha me një rezultat bindshëm më lart se shumica makroniste që udhëheq Francën.

Le Pen dhe Bardella donin ta transformonin këtë votë për zgjedhjet europiane në një referendum për Emmanuel Macron. ‘Është një vendim pa apeli’, komentoi Bardella pak minuta pas shpalljes së rezultatit.

Ai i kërkon Macron të marrë parasysh humbjen dhe të rivendosë popullin duke shpërndarë Asamblenë Kombëtare për të thirrur zgjedhje të reja politike. 

Ora 19:07
Zgjedhjet europiane/ Holandë, koalicioni Laburist-Green në epërsi ndaj Wilders

1717953180_jfghjgfhj.JPG

Frans Timmermans

Në Holandë, koalicioni i laburistëve me të Gjelbrit i udhëhequr nga Frans Timmermans është përpara të djathtës ekstreme të Geert Ëilders në zgjedhjet evropiane.

Sipas exit poll-eve të publikuara nga Parlamenti Evropian dhe të përpunuara nga Ipsos, aleanca pro-evropiane do të merrte 8 vende në krahasim me 7 të caktuara për Partinë për Liri (PVV).\

Sondazhet e daljes konfirmojnë atë që u tregua menjëherë pas votimit holandez që u zhvillua të enjten.

Ora 18:54
Jo vetëm Fredi Beleri në burg, një tjetër kandidat për eurodeputet në Greqi arrestohet pasi shpërndante fletë votimi të plotësuara

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një kandidat për eurodeputet në rajonin e Rodopit, teksa ai dyshohet se shpërndante fletë votimi të plotësuara.

Konkretisht, kandidati për eurodeputet po shpërndante fletë votimet e plotësuara të pakicës, Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB) me të cilën ishte kandidat për eurodeputet.

Kjo ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në Myrtiski sot në mesditë. Nuk dihet se sa fletë të plotësuara votimi ka arritur kandidati të shpërndajë.

Pas arrestimit është dërguar në Komisariat dhe më pas nesër do të paraqitet në Prokurori. KIEF më së shumti përfaqëson minoritetin mysliman në verilindje të Greqisë.

Ky rast ngjan me rastin e arrestimit të Fredi Belerit në Shqipëri në zgjedhjet e 14 majit pasi operacioni të SPAK dhe policisë së shtetit që çoi në burg kandidatin e Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës.

Këtë çështje Greqia e ka kontestuar fuqishëm duke penguar edhe integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa tashmë vetë mes tyre ndodh diçka e tillë, kur një kandidat shpërndan lirisht në mes të rrugës fletë votimi të plotësuara.

Ora 18:04
Zgjedhjet europiane/ Austri, kryeson partia e ekstremit të djathtë FPO

1717949110_mhggfhmgfmgfm.JPG

Harald Vilimsky

AUSTRI - Partia e ekstremit të djathtë FPO po kryeson zgjedhjet evropiane, sipas exit poll-ve të publikuara nga mediat kryesore.

Sipas vlerësimeve, FPO ka marrë 27% të votave, duke u bërë për herë të parë forca politike më e rëndësishme në vendin alpin.

Me 27%, Partia e Lirisë (FPO) me kandidatin e saj kryesor Harald Vilimsky, del si partia më e votuar, ndërsa OVP dhe SPO konkurrojnë për vendin e dytë.

OVP dhe udhëheqësi i saj Reinhold Lopatka rezultojnë me 23.5%, ndjekur nga afër SPO dhe kandidati i saj Andreas Schieder me 23%.

Rezulton gjithashtu një rënie e të Gjelbërve me kandidaten e tyre kryesore Lena Schilling, e cila shkoi nga 14.1% në raundin e fundit në 10.5%, duke përfunduar e barabartë me Neos dhe liderin e tyre Helmut Brandstätter, gjithashtu me 10.5%.

Ora 17:40
Zgjedhjet europiane/ Në Francë pjesëmarrja u rrit me dy pikë krahasuar me vitin 2019

1717947747_votime.JPG

Pjesëmarrje në votimet për parlamentin europiane po rritet në Francë, teksa mbeten edhe pak çaste nga mbyllja e votimeve.

Në ora 17:00 pjesëmarrja ishte 45.26%, duke u rritur me afërsisht 2 pikë krahasuar me 43.29% në vitin 2019.

Ndërsa pjesëmarrje në vitin 2014 ishte 35.07%. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Francës përmes një komunikate.  

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 10/06/2024 14:28

    Ca prete per greqis

    Përgjigju
  • S’ka problem: 10/06/2024 03:43

    Me ne fund edhe europes se bashkuar i erdhi fundi , besoj se do jete mandati ku shume shtete te G 7 do te largohen nga unioni dhe do te braktisin edhe mbeshtetjen per ukrainen dhe kosoven dhe per shume shtete qe jetojne fale mdimes financiare . Shtetet e para qe do largohen do jete Italia Franca Hungaria Kroacia , shume e thjeshte per tu kuptuar Italia do qe ti shpetoje ndarjes jug veri Franca kaloi shifren 60% te popullsise me ngjyre Hungaria do te vendose mbylljen e kufijve dhe vendosjen e regjimit te vizave Kroacia pesoi renien me te madhe te turizmit thjesht monedha euro , cdo fillim e ka nje fund

    Përgjigju
    • Beni: 10/06/2024 07:47

      Do ma shofesh cik filxhanin vlla?

    • Or tej: 10/06/2024 07:27

      Ja dhe nostradamusi shqiptar or teeeejjjjj

  • Iris: 10/06/2024 03:12

    /....C'eshte ky sheqer-kesmet?! Hallvaxhine e pame mbret!...Se me nje ferman kusari,sadrazem u be firari....Se c'u cporr Xhumhurieti,Se c'u rehatos mileti,Se Sulltanin prap' e gjeti,Se,qe kur e humbi s'fjeti! C'ka sepse i vjetri qe Madheshtor sa nje deve Dhe ky s'ben as per meze! Rrofte sa jep ylefe!.../ pjese nga poezia satirike /Kenga e Salep Sulltanit/ nga F.S.Noli.T'a mbajne me shendet e t'a gezoje Greqia e greket qe preferuan te perfaqesohen ne parlamentin evropian nga nje hidraulik,vjedhes votash,mashtrues e manipulues,vrases e terrorist !!

    Përgjigju
  • Vlora: 10/06/2024 01:26

    KJO ESHTE GREQIA VELLEZER.ARMIKU ME I MADH I SHQIPERIS.KA ARDHUR KOHA TI TREGOJM VENDIN. TA GEZOJE EVROPA VRASESIN

    Përgjigju
  • Turi: 10/06/2024 01:06

    Jam dakort 100% me komentusit,por,por dhe njeher tjeter por kush mban pergjejsi per kete katrahure qe u be ne shqiperi per Belerin?! Po kjo politika jon ska pergjejsi fare???? Zoterinje ka ardhu koha te meremi me veten le ta lem ca ben bota! Kush mban pergjejsi kur Beleri ne parlamentin europian ta bej Shqiperin cop cop se ne sna perfaqeson njeri fare. Duhet zbardhur pergjejsia. Turpin ta mbajn ata qe e beren dhe qe kan pergjejsin. Ska pun ta vuaj populli racizmin e greqis per Jorgo Goron e Edi Ramen

    Përgjigju
  • Keq fare muhabeti: 09/06/2024 22:15

    Paskan qen trushpelar me te vertet keta greket qe votuan hidrualikun belerin, sa turp

    Përgjigju
    • Or tej: 09/06/2024 23:41

      Si puna jone jane edhe greket or teeeejjjjj

  • Genti: 09/06/2024 21:50

    Kur mendon që Fredi Bejleri është në parlamentin evropian, lutemi mos na fusni në Europë. Kur europa ka Bejlerin ne të jemi krenar për çdo lloj trapi që kemi në parlament. Së fundmi këta grekët që mburren për kulturën e tyre të lashtë nga sot të mos hanë më mu*

    Përgjigju
  • Loli: 09/06/2024 19:56

    E hengri beleri dhe dhima.

    Përgjigju
    • Loni: 10/06/2024 03:26

      Ja futën Bejlerit grekët , se Europa nuk do t'a lirojë por do t'a legjitimojë dënimin e tij si të drejtë.

  • tirona: 09/06/2024 12:38

    ne europe jane miliona shqiptare , shume me te drejte vote . TIRANA duhet tekrijoje nje CHAT mbarekombetar , ku flitet SHQIP , njerzit flasin midis tyre dhe ku mund te kristalizohen mendimet se kush dhe per ke duhet votuar , ne vende te ndryshme ku jemi ne mase te madhe , dhe mundte ndikojme te zgjedhim njerez qe na duan ...DIKUSH DUHET TE LEVIZE NE KETE DREJTIM .

    Përgjigju
    • Arben: 09/06/2024 20:04

      Sakte! Bravo!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?